Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Vodhën në pesë biznese dhe një automjet në Pogradec e Korçë, arrestohen dy 26-vjeçarë
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Aktualitet

Vodhën në pesë biznese dhe një automjet në Pogradec e Korçë, arrestohen dy 26-vjeçarë

SHARE

Dy persona janë arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se kanë kryer një seri vjedhjesh në biznese dhe automjete në Pogradec dhe Korçë.

Në pranga janë vënë dy shtetasit me inicialet R. M., të dy 26 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi E. Ll.

Sipas Policisë, janë dokumentuar gjashtë raste vjedhjesh: pesë në biznese të ndryshme dhe një në një automjet. Ngjarjet kanë ndodhur në qytetet e Pogradecit dhe Korçës.

Të arrestuarit dyshohet se kanë marrë sende dhe materiale nga bizneset, si dhe sende të tjera nga automjeti.

Gjatë kontrolleve në banesat e dy të arrestuarve, policia gjeti dhe sekuestroi sendet e dyshuara të vjedhura, një shumë parash dhe një automjet që përdorej nga personat e dyshuar për të lëvizur.

Lexo gjithashtu

Për të 23-ën ditë radhazi, studentët protestojnë në Tiranë
Marta Kos: Mali i Zi mund të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028
Progres-raporti, Marta Kos: Shqipëria ka bërë përparim në negociatat me BE-në
Qeveria shtyn sërish hapjen e basteve online, Malaj: Po rishikojmë ligjin

Njoftimi i policisë:

Kryenin vjedhje në biznese të ndryshme në Pogradec dhe Korçë, si dhe në automjete, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Shpallet në kërkim bashkëpunëtori.

Sekuestrohen sendet e dyshuara të vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve, organizuan punën, koordinuan veprimet dhe, në kuadër të operacionit policor të koduar “Qarku”, bënë të mundur zbardhjen e 6 vjedhjeve.

Në kuadër të operacionit, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit R. M., 26 vjeç, banues në fshatin Drenovë, dhe R. M., 26 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë kontrollit të banesave të këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sendet e vjedhura, së bashku me një shumë parash dhe një automjet me të cilin këta shtetas lëviznin.

Gjithashtu, u identifikua bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. Ll., banues në Kamëz, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij.

Gjatë hetimeve rezultoi se këta shtetas dyshohet se janë autorë të vjedhjeve në 5 biznese dhe të disa sendeve në një automjet, vjedhje këto të ndodhura në Pogradec dhe Korçë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin ligjor edhe të disa vjedhjeve të tjera, që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë.

TAGGED:arrestimkorcapogradec
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Gjermania, vendi jomysliman me numrin më të madh të myslimanëve, përballet me sfidën e integrimit

Banka franceze e gjakut është goditur nga një sulm kibernetik, sistemet e frigoriferëve programohen në 110°C

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës, ja sa do të kushtojë një litër

Tragjedi në Itali/ Humb jetën 61-vjeçari shqiptar, u zu poshtë nga një portë gjatë punimeve

Paralajmërimi i hershëm i zv.presidentit Vance: Disa zyrtarë izraelitë po përpiqen të zgjasin luftën me Iranin

Nga e njejta kategori
Bota Ekonomi

Pas fitores së demokratëve në SHBA, rritet çmimi i arit dhe argjendit

Aktualitet Ekonomi

Muçi i rigonit në Sarandë kthehet në asistent virtual i Drejtorisë së Tatimeve

Aktualitet Kryesore

EKSKLUZIVE/ Ndryshon skenari, studentët vendosin të protestojnë dy herë në javë! Pedagogët tërhiqen pjesërisht nga bojkoti

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.