Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Tetori nis me zjarre, disa vatra në Elbasan dhe Lezhë
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Aktualitet

Tetori nis me zjarre, disa vatra në Elbasan dhe Lezhë

SHARE

Disa vatra zjarri janë aktivizuar në qarqet e Lezhës dhe Elbasanit, duke shkaktuar përhapjen e flakëve në sipërfaqe me ullishte, pemëtore dhe pyje. Era e fortë dhe terreni i vështirë po pengojnë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, ndërsa rreziku për banesat mbetet shqetësues.

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe në fshatin Piraj të Lezhës. Flakët, të favorizuara nga era, janë përhapur me shpejtësi duke iu afruar banesave dhe kishës së fshatit. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e tjera janë angazhuar në terren për neutralizimin e vatrës.

Ndërkohë, në fshatin Galush të bashkisë Peqin, zjarri ka përfshirë rreth 20 hektarë ullishte, pemëtore dhe shkurre. Për shuarjen e flakëve janë mobilizuar dhjetëra zjarrfikës dhe mjete nga Peqini dhe bashkitë përreth, si dhe dy helikopterë. Prioritet i ndërhyrjes është mbrojtja e banesave pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

Një tjetër vatër vijon të jetë aktive prej rreth 48 orësh në masivin pyjor me pisha në Caush, në zonën e Shpatit, në bashkinë Elbasan. Flakët kanë përfshirë të paktën 5 dynymë pyll, në një lartësi mbi 1400 metra mbi nivelin e detit.

Dyshohet se zjarri në këtë zonë është shkaktuar nga goditja e rrufesë, ndërsa terreni i thepisur e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse.

Lexo gjithashtu

Transporti publik përfiton mbështetje financiare, 50 lekë për çdo litër karburant për pesë muaj
Antimafia italiane godet rrjetin shqiptar të kokainës, mbi 14 milionë euro të pastruara përmes arit dhe pronave
Dashuri pa kushte përtej lidhjes biologjike, Çiljeta i bën dedikimin e veçantë Bekos
Jurgen Klopp i beson sërish, Brajan Gruda grumbullohet nga Gjermania

Situata vijon të monitorohet nga strukturat përgjegjëse, ndërsa përpjekjet në terren janë përqendruar në kufizimin e përhapjes së flakëve dhe mbrojtjen e zonave të banuara.

TAGGED:ElbasanLezheZjarr
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

“Paratë fitohen sërish, koha nuk kthehet”/ Historia e familjes që shiti gjithçka për të parë botën

Melania Trump i dërgon letra personale Putinit dhe Zelenskyt: Të hapim rrugën drejt paqes

80 vite jetë dhe sakrifica, Atifete Jahjaga emocionon me urimin për të atin

U arratis pasi vrau 8 persona, kapet autori i sulmeve të përgjakshme në Turqi

Milanit i fiket shkëlqimi i derbit, Ferencvarosi merr fitoren e madhe në Itali

Nga e njejta kategori
Aktualitet Kryesore

Dy protesta brenda pak orësh, studentët dhe PD zbresin në rrugë këtë të shtunë

Bota

Kriza bankare trondit Paraguajn, paratë e klientëve në pikëpyetje! Dorëhiqet Presidenti

Kryesore Rajoni

“Do dal i pastër si loti nga kjo betejë” – Thaçi përcjell mesazh të fortë nga Haga

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.