Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: “Paratë fitohen sërish, koha nuk kthehet”/ Historia e familjes që shiti gjithçka për të parë botën
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Përtej

“Paratë fitohen sërish, koha nuk kthehet”/ Historia e familjes që shiti gjithçka për të parë botën

SHARE

Një çift nga Turqia ka marrë një vendim të pazakontë, duke lënë pas gjithçka që kishin ndërtuar për të realizuar një ëndërr familjare: një udhëtim njëvjeçar nëpër botë së bashku me dy fëmijët e tyre të vegjël.

Tuğba Kurt dhe bashkëshorti i saj vendosën të shesin shtëpinë, makinën dhe sendet personale për të siguruar financat e nevojshme për këtë aventurë. Familja, pjesë e së cilës janë edhe Lina 4-vjeçare dhe Bulut, 1 vjeç e gjysmë, ka arritur të vizitojë 22 shtete dhe më shumë se 30 qytete, duke e nisur udhëtimin nga Azia.

Për të realizuar këtë plan, të dy prindërit morën leje nga puna dhe organizuan çdo detaj duke pasur në qendër sigurinë, shëndetin dhe nevojat e fëmijëve.

Vendimi i tyre nuk u prit mirë nga të gjithë. Siç ka treguar Tuğba për median turke “Milliyet”, njerëzit përreth i kritikuan dhe i paralajmëruan se po rrezikonin të ardhmen e familjes duke hequr dorë nga shtëpia dhe pasuritë e tyre.

Megjithatë, çifti nuk ndryshoi mendje. Ata besojnë se kjo përvojë u ka dhënë fëmijëve një mundësi të rrallë për të zbuluar kultura të ndryshme, për të dëgjuar gjuhë të reja dhe për të njohur mënyra të ndryshme jetese që në moshë të vogël.

Lexo gjithashtu

Melania Trump i dërgon letra personale Putinit dhe Zelenskyt: Të hapim rrugën drejt paqes
Skenarët për Iranin, Izraelin e Ukrainën/ Çfarë do të ndodhë me vatrat e luftës në botë pas zgjedhjeve të mes mandatit në SHBA?
Pasojat e luftës me Iranin, Trump: Nuk do e shkarkoj kreun e Pentagonit Hegseth
Nuk ka ndodhur vetëm me Trump/ Obama e Clinton humbën më shumë vende në zgjedhjet e mesmandatit në 94-ën e 2010-ën

“Paratë mund të fitohen përsëri, sendet mund të blihen sërish, por koha që kalon nuk kthehet më”, është shprehur Tuğba, duke shpjeguar filozofinë që qëndron pas zgjedhjes së tyre.

Pavarësisht sfidave që ka sjellë ky udhëtim, familja thotë se nuk është penduar për vendimin. Një tjetër siguri për ta është fakti se të dy prindërit kanë të drejtë të rikthehen në vendet e tyre të punës pas përfundimit të lejeve.

Për çiftin turk, pasuria më e madhe nuk është ajo që lanë pas, por koha dhe kujtimet që po krijojnë së bashku me fëmijët e tyre.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Transporti publik përfiton mbështetje financiare, 50 lekë për çdo litër karburant për pesë muaj

Antimafia italiane godet rrjetin shqiptar të kokainës, mbi 14 milionë euro të pastruara përmes arit dhe pronave

Dashuri pa kushte përtej lidhjes biologjike, Çiljeta i bën dedikimin e veçantë Bekos

Jurgen Klopp i beson sërish, Brajan Gruda grumbullohet nga Gjermania

80 vite jetë dhe sakrifica, Atifete Jahjaga emocionon me urimin për të atin

Nga e njejta kategori
Bota Përtej

Zbulohet papirusi 1.600-vjeçar që mund të rrëfejë një episod të panjohur të jetës së Jezusit

Analizë Bota

Pentagoni përgatitje për ‘ditën e fundit’? Tre teoritë që ngrenë pikëpyetje: Sulm bërthamor, kolaps kibernetik apo kontroll global?

Bota Përtej

Vance nis lëvizjet për epokën post Trump: Humbja e zgjedhjeve prej luftës me Iranin, rishikim marëdhënieve SHBA-Izrael

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • rusia
  • kryeministria
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.