Pas marshimit nga Kryeministria, protestuesit e thirrur nga PD i janë afruar sheshit para ministrisë së Arsimit për t’ju bashkuar protestuesve por kanë hasur kundërshtinë e të rinjve.
Me thirrjet ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’, protestuesit kanë refuzuar deputertët e opozitës në shesh duke kërkuar që protesta e tyre të mbetet jo poilitike.
Një prej pjesëmarrësve në protestë tha se ata nuk pranonin përfaqësues politikë të PD-së, ndërsa nuk kanë munguar thirrjet ‘opozitës e shitur’!