Protesta e të rinjve në Tiranë vijon edhe sot. Studentët kanë zhvendosur marshimin drejt selisë së Partisë Demokratike, ku kanë përcjellë mesazhe ironike ndaj opozitës.
“Partia Demokratike, si u shite gjithë këto vite?”, ishte një nga thirrjet e protestuesve gjatë kalimit para selisë blu.
Të rinjtë vijojnë protestën duke shprehur pakënaqësinë ndaj klasës politike dhe duke kërkuar ndryshim politik. Marshimi është pjesë e lëvizjes studentore që prej ditësh zhvillon protesta në kryeqytet, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.