Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Si po i ndihmon Al-Kaida sulmet e militantëve në Pakistan
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Bota

Si po i ndihmon Al-Kaida sulmet e militantëve në Pakistan

SHARE

Në maj, një shpërthim në një pikë kontrolli të policisë në veriperëndim të Pakistanit u pasua nga një shkëmbim intensiv zjarri, ku u vranë 21 persona. Ky ishte vetëm një nga një sërë incidentesh të dhunshme, në të cilat militantë që operojnë nga Afganistani, me mbështetjen e Al-Kaidës, kanë ndërmarrë sulme ndaj objektivave në Pakistanin fqinj.

Contents
  • Lidhje të vjetra, agjenda të reja
  • Zgjerimi i mbështetjes së Al-Kaidës
  • “Çështja më e thellë është narrativi”

Një çerekshekull më parë, Shtetet e Bashkuara e dëbuan Al-Kaidën nga Afganistani drejt Pakistanit fqinj. I shpërndarë dhe e dobësuar shumë, rrjeti terrorist u rigrupua në zonat fisnore të Pakistanit, me ndihmën dhe nën mbrojtjen e Tehrik-e Taliban Pakistan (TTP), një grup i themeluar në vitin 2007 që përbëhet kryesisht nga të rinj të zonave fisnore të cilët janë të influencuar nga talibanët afganë.

Tani, me talibanët afganë sërish në pushtet në Kabul, lidhja mes TTP-së dhe Al-Kaidës është më e fortë se kurrë. Al-Kaida ka ndihmuar në formësimin e strategjisë, operacioneve propagandistike dhe kapaciteteve trajnuese të TTP-së, duke i mundësuar këtij grupi të intensifikojë sulmet ndaj autoriteteve pakistaneze.

Lidhje të vjetra, agjenda të reja

Për herë të parë në prill, krahu mediatik i Al-Kaidës, Fondacioni Mediatik Al-Sahab, në mënyrë eksplicite shprehu mbështetjen e grupit terrorist për operacionet e TTP-së kundër Pakistanit.

“Teksa Al-Kaida i ka ofruar TTP-së udhëzime ideologjike, trajnim dhe mbështetje gjatë kryengritjes së grupit kundër Pakistanit, kjo deklaratë publike ishte më e drejtpërdrejtë”, thuhej në një raport të publikuar në gusht nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara për Mbështetjen Analitike dhe Monitorimin e Sanksioneve.

Lexo gjithashtu

Melania Trump i dërgon letra personale Putinit dhe Zelenskyt: Të hapim rrugën drejt paqes
U arratis pasi vrau 8 persona, kapet autori i sulmeve të përgjakshme në Turqi
Kriza bankare trondit Paraguajn, paratë e klientëve në pikëpyetje! Dorëhiqet Presidenti
Mjeku lë Gjermaninë pas 17 vitesh karrierë: Nuk dua që puna të më marrë gjithë jetën

Amira Jadoon, profesoreshë në Universitetin Clemson në Karolinën e Jugut, i tha Radios Evropa e Lirë (REL) se “marrëdhënia [Al-Kaidë-TTP] duket se shtrihet nga mbështetja praktike në terren deri tek integrimi i narrativit në nivelet drejtuese”.

Një hulumtues pakistanez, i cili nuk mund të identifikohej për arsye sigurie, i tha REL-it se lidhjet mes Al-Kaidës dhe TTP-së tashmë janë “të rrënjosura thellë dhe edhe më të forta”. “Udhëheqja arabe e Al-Kaidës i beson TTP-së më shumë se kujtdo tjetër në rajon”, tha hulumtuesi.

Megjithatë, natyra e saktë e lidhjeve mes dy grupeve mbetet e paqartë. Ricardo Alvarez, një konsulent kërkimor që analizon militantizmin në Azinë Qendrore dhe Jugore, i tha REL-it se që nga viti 2020, “Al-Kaida është përpjekur t’i detyrojë talibanët pakistanezë [një tjetër emër që përdoret për TTP-në] të shpërbëhen dhe të bashkohen me Al-Kaidën”.

Besohet se talibanët afganë po e shtyjnë përpara këtë përpjekje. Që nga rikthimi në pushtet në Kabul, ata u kanë ofruar strehë të sigurt një sërë grupesh militante, përfshirë strehim dhe pagesa.

Talibanët në Afganistan kanë lëshuar tazkira, karta lokale të identifikimit, për anëtarët e TTP-së, Al-Kaidës dhe degës së lidhur me të, Al-Kaida në Nënkontinentin Indian (AQIS), si dhe për militantë ujgurë nga Lëvizja Islamike e Turkistanit Lindor (ETIM), e njohur gjithashtu si Partia Islamike e Turkistanit (TIP).

Zgjerimi i mbështetjes së Al-Kaidës

Ekspertët thonë se Al-Kaida jo vetëm që po ndihmon TTP-në, por edhe e ka diversifikuar mbështetjen e saj për grupe të tjera militante.

Një prej këtyre grupeve është Ushtria Çlirimtare e Baloçistanit (BLA), e cila së bashku me TTP-në, ka zhvilluar një fushatë të dhunshme në veri dhe jug të Pakistanit, duke shënjestruar agjencitë pakistaneze të sigurisë. Teksa TTP-ja lufton për vendosjen e Ligjit të Sheriatit sipas modelit taliban në Pakistan, BLA-ja kërkon një Baloçistan të pavarur. Raporti i OKB-së i publikuar në gusht, duke cituar një “shtet anëtar” të paidentifikuar, sugjeron se Al-Kaida po trajnon militantë të BLA-së.

Në mars të vitit 2025, BLA-ja rrëmbeu një tren në një prej operacioneve të saj më të guximshme në Pakistan, në provincën e trazuar të Baloçistanit, e cila kufizohet me Iranin dhe Afganistanin. Dhjetëra persona u vranë gjatë operacionit të mëvonshëm të shpëtimit nga forcat pakistaneze të sigurisë.

Një tjetër grup është Ittihad-ul-Mujahideen Pakistan (IMP), një aleancë xhihadiste që operon në provincën veriperëndimore pakistaneze Kiber Paktunkvës, e cila kufizohet me Afganistanin. Sipas monitoruesve të OKB-së, IMP-ja mbështetet me trajnim dhe strategji nga AQIS-i.

IMP-ja mori përgjegjësinë për sulmin e majit ndaj një post blloku policor në veriperëndim të Pakistanit, të cilin raporti i OKB-së e përshkroi si “një sulm vetëvrasës dhe shpërthim të një mjeti shpërthyes të improvizuar të montuar në një automjet”. Raporti shtoi se “AQIS-i është shtylla kurrizore” e IMP-së.

Edhe pse Al-Kaida e ka zgjeruar mbështetjen e saj për grupe të tjera, TTP-ja ka nxitur reagimin më të fuqishëm të Pakistanit. Në tetor të vitit 2025, TTP-ja i zuri pritë një autokolone ushtarake pakistaneze pranë kufirit me Afganistanin, duke vrarë 11 ushtarë.

Ky sulm e shtyu Pakistanin të kryente sulme ajrore përtej kufirit, duke shënjestruar Kabulin, si dhe zonat në provincat afgane kufitare Kost, Paktika dhe Nangarhar. Përgjatë pjesës së mbetur të atij viti pati përleshje sporadike kufitare mes talibanëve dhe rojeve kufitare pakistaneze, teksa tensionet mes dy palëve mbeten të larta.

Megjithatë, disa ekspertë kanë sugjeruar se roli i Al-Kaidës në këto sulme është ekzagjeruar.

Abdul Sayed, hulumtues i grupeve xhihadiste në Afganistan dhe Pakistan, me bazë në Suedi, e quajti marrëdhënien Al-Kaidë-TTP një “mit”. Sayed i tha REL-it se, megjithëse Al-Kaida ndihmoi në krijimin e kryengritjes xhihadiste në Pakistan pas 11 shtatorit, duke mentoruar militantët lokalë, “ndikimi i saj ka rënë ndjeshëm që nga viti 2014”.

Sayed tha se TTP-ja nuk ka nevojë për mbështetjen e Al-Kaidës për të zbatuar agjendën e saj, e cila është kryesisht e përqendruar te Pakistani.

“Agjenda globale e Al-Kaidës është e dëmshme për objektivat e TTP-së në Pakistan”, tha ai duke shtuar se TTP-ja është përpjekur vazhdimisht të distancohet nga Al-Kaida që nga rikthimi i talibanëve në pushtet në vitin 2021.

“Tani TTP-ja po ndjek një trajektore tjetër dhe Al-Kaida ka një rrugë tjetër strategjike. Por, natyrisht, në aspektin ideologjik, janë disa pika të përbashkëta”, tha Sayed.

“Çështja më e thellë është narrativi”

Ndoshta bashkëveprimi është ende më i fortë në fushën e medias dhe propagandës. Një raport i OKB-së i dhjetorit 2025 e përshkroi Al-Kaidën si “ofruese shërbimesh” për grupet militante në Afganistan, duke u ofruar atyre “trajnim, këshilla dhe mbështetje logjistike”.

“Konvergjenca e propagandës është shtresa më e dukshme”, tha Jadoon, duke shtuar se ka pasur një ndryshim të dukshëm në materialet e publikuara nga krahu mediatik, Umar, i TTP-së që kur një ish-udhëheqës i AQIS-it, Chaudhry Muneeb ur Rahman, i njohur si Muneeb Jatt, mori drejtimin e tij në vitin 2021.

“Çështja më e thellë është narrativi”, shtoi ajo, duke thënë se AQIS-i e ka riformuluar luftën e brendshme të TTP-së si një betejë globale kundër Shteteve të Bashkuara, duke e paraqitur Pakistanin si një bashkëpunëtor të Amerikës.

“Nëse ky kornizim zë vend, fushata e TTP-së i shërben agjendës transnacionale të Al-Kaidës, pa qenë nevoja që TTP-ja të ndryshojë aspak sjelljen e saj”, tha ajo./rel

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

“Paratë fitohen sërish, koha nuk kthehet”/ Historia e familjes që shiti gjithçka për të parë botën

Transporti publik përfiton mbështetje financiare, 50 lekë për çdo litër karburant për pesë muaj

Antimafia italiane godet rrjetin shqiptar të kokainës, mbi 14 milionë euro të pastruara përmes arit dhe pronave

Dashuri pa kushte përtej lidhjes biologjike, Çiljeta i bën dedikimin e veçantë Bekos

Jurgen Klopp i beson sërish, Brajan Gruda grumbullohet nga Gjermania

Nga e njejta kategori
Bota

Një gjykatëse federale autorizon një aktivitet satanist në Kapitolin e Ajovës, në SHBA. Kundërshtime nga autoritetet

Bota

Tensione e përplasje në protestat në Paris, dhjetëra mijëra në sheshet e vendit

Analizë Bota

Skenarët për Iranin, Izraelin e Ukrainën/ Çfarë do të ndodhë me vatrat e luftës në botë pas zgjedhjeve të mes mandatit në SHBA?

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.