Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Si India u bë rrezikshmërisht e varur nga importet kineze
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AnalizëBotaDosjePërtej

Si India u bë rrezikshmërisht e varur nga importet kineze

SHARE

Hyni në një dyqan lodrash në Indi dhe, përveçse mund të gjeni një lodër të re të preferuar për një fëmijë, mund të merrni edhe një ide se si India po lufton për të krijuar një marrëdhënie më të mirë ekonomike me fqinjin e saj të fuqishëm, Kinën.

Gjashtë vjet më parë, në përpjekje për të nxitur prodhimin vendas dhe për të mbajtur jashtë tregut lodrat me cilësi të dobët, India rriti tarifat për lodrat e importuara nga 20% në 60% dhe më pas në 70%.

Shitësit me pakicë u revoltuan dhe thanë se kompanitë vendase nuk mund të konkurronin kurrë me produktet e prodhuara jashtë vendit. Por kombinimi i tarifave më të larta doganore dhe standardeve të kontrollit të cilësisë funksionoi.

Importet indiane të lodrave ranë me një të tretën, nga pothuajse 300 milionë dollarë në vitin 2020 në 100 milionë dollarë këtë vit, ndërsa eksportet u rritën nga rreth 129 milionë dollarë në 200 milionë dollarë gjatë së njëjtës periudhë. Për më tepër, vendi arriti të reduktojë ndjeshëm varësinë nga Kina, e cila zotëronte 70% të tregut vendas të lodrave.

Lexo gjithashtu

Trump i hapur për bashkëpunim me demokratët pas humbjeve në zgjedhjet e mesmandatit
Joshua Wong dënohet me 10 vite burg në Hong Kong për bashkëpunim me forcat e huaja
Gjendet i vdekur në një hotel në Berlin zëvendëskryeministri i Bavarisë, Hubert Aiwanger
Tragjedi/ Babai dyshohet se vrau dy fëmijët e mitur dhe më pas i dha fund jetës

Ky sektor spikat si një përjashtim i rrallë në përpjekjet, në pjesën më të madhe të pasuksesshme, të Indisë për të rivendosur ekuilibrin në një marrëdhënie tregtare gjithnjë e më të pabarabartë me fqinjin e saj më të madh. Disa ekspertë thonë se kjo marrëdhënie tashmë është ndër më të pabarabartat në botë.

Edhe pse marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve u përkeqësuan plotësisht pas përleshjeve në Luginën Galwan në vitin 2020 dhe Delhi vendosi një sërë tarifash dhe ndaloi aplikacione kineze si TikTok, deficiti tregtar me Pekinin vetëm sa është rritur, nga 44 miliardë dollarë në vitin 2020 në 112 miliardë dollarë këtë vit.

“Varësia ekonomike e Indisë nga Kina vazhdoi të thellohej, ndërkohë që marrëdhëniet politike, të sigurisë dhe të investimeve ishin në nivelin e tyre më të ulët,” i tha BBC-së Kevin Zongzhe Li, studiues në Ëashington pranë Qendrës për Analizën e Kinës të Institutit të Politikave të Shoqërisë së Azisë.

Edhe më shqetësuese është se eksportet drejt Kinës mbetën nën nivelin e para-pandemisë, ndërkohë që importet u dyfishuan gjatë kësaj periudhe.

“Kina tani furnizon mbi 30% të importeve industriale të Indisë dhe India varet prej saj për më shumë se 100 produkte kritike. Dhe ky çekuilibër po përkeqësohet,” thotë Ajay Srivastava nga Global Trade and Research Initiative, me bazë në Delhi.

Nëse ritmi i shpejtë i importeve vazhdon, deficiti dypalësh mund të arrijë në 134 miliardë dollarë, duke i dhënë Pekinit edhe më shumë ndikim mbi industrinë indiane, sipas Srivastava.

Në margjinat e samitit të BRICS në Delhi në shtator, mes përmirësimit gradual të marrëdhënieve midis dy fuqive aziatike, kryeministri Narendra Modi dhe presidenti kinez Xi Jinping u zotuan të trajtonin këto “çekuilibra strukturore tregtare dhe çështjet e zinxhirëve të furnizimit”.

Por, duke pasur parasysh se sa thellë janë rrënjosur importet kineze në ekonominë industriale të Indisë, kjo do të jetë një detyrë jashtëzakonisht e vështirë për Delhin, u thanë ekspertët BBC-së.

Arsyeja kryesore është se India nuk varet nga Kina vetëm për të konsumuar produkte të gatshme, por gjithnjë e më shumë edhe për të prodhuar mallra industriale.

Është e vërtetë se India ka reduktuar varësinë nga importet e produkteve të gatshme, si telefonat inteligjentë dhe pajisjet diellore, dhe tani prodhon më shumë se një të katërtën e iPhone-ve në botë.

“Megjithatë, prodhimi mbetet kryesisht i bazuar në montim dhe varet shumë nga komponentët e importuar, veçanërisht nga Kina,” thotë Srivastava.

E njëjta situatë vlen edhe për makineritë industriale, materialet për bateritë, kimikatet, qelizat diellore dhe pajisjet e prodhimit.

Makineritë elektrike dhe pajisjet elektronike përbëjnë vetëm 36% të importeve, të ndjekura nga makineritë dhe pajisjet mekanike me 21.7%, ndërsa kimikatet organike dhe plastika kanë gjithashtu një peshë të konsiderueshme, sipas think-tank-ut Observer Research Foundation.

“Ndërprerja e tyre nuk do të ndikonte thjesht në konsum; ajo do të ndërpriste vetë prodhimin,” thotë Soumya Bhoëmik, studiues në Qendrën për Diplomaci të Re Ekonomike të ORF, e cila argumenton se kjo tregon vështirësinë e Indisë për të zëvendësuar lëndët dhe komponentët kinezë me prodhim vendas.

Përveç varësisë në rritje nga komponentët dhe lëndët e para, importet kineze në Indi po nxiten edhe nga tendenca të tjera makroekonomike.

Kina ka kapacitet të tepërt prodhues në sektorë nga çeliku te panelet diellore dhe automjetet elektrike, ndërsa ekonomia e saj në ngadalësim nuk është në gjendje të përthithë gjithë këtë prodhim.

Prandaj, prodhuesit po orientohen gjithnjë e më shumë drejt tregjeve të huaja, duke shitur mallrat me çmime të ulëta. Teprica tregtare e Kinës pritet të kalojë 1 trilion dollarë për të dytin vit radhazi.

Shumë prej këtyre mallrave po mbërrijnë në Indi sepse vendi po zgjeron me shpejtësi prodhimin në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, por edhe sepse “tregjet perëndimore po vendosin tarifa dhe kufizime të tjera”, thotë Srivastava.

India ka reduktuar importet e telefonave inteligjentë, por mbetet shumë e varur nga Kina për komponentët.

Nga ana tjetër, mungesa e aksesit në tregun kinez mbetet një sfidë e madhe për kompanitë indiane.

“Produktet indiane përballen me një sërë pengesash tarifore dhe jotarifore në Kinë, të cilat e bëjnë të vështirë rritjen e eksporteve,” thotë Li.

“Nëse normalizimi vazhdon pa një përpjekje serioze për akses reciprok në tregje, India rrezikon të përfundojë në një situatë ku marrëdhënia politike përmirësohet, por varësia ekonomike mbetet e njëjtë.”

Zgjidhja afatgjatë, si për reduktimin e importeve të panevojshme ashtu edhe për përmirësimin e performancës së eksporteve, do të jetë forcimi i prodhimit vendas, thotë Srivastava.

Por kjo kërkon politika industriale të përshtatura për sektorë të veçantë dhe baza më të forta ekonomike — energji elektrike dhe kredi të përballueshme, logjistikë efikase dhe rregulla të qëndrueshme — fusha në të cilat India ende ka mangësi.

India gjithashtu ka zbutur kohët e fundit rregullat për investimet e huaja direkte, gjë që mund t’u hapë rrugë kompanive kineze që duan të zgjerojnë investimet e tyre në Indi. Por edhe këto investime do të duhet të kontrollohen me kujdes, shton ai.

“Investimet që thjesht zgjerojnë rrjetet e shpërndarjes ose montojnë produkte duke përdorur pjesë kineze mund të rrisin importet dhe të thellojnë varësinë. Prandaj, miratimet duhet t’u japin përparësi transferimit të teknologjisë, rritjes së vlerës së shtuar në vend, prodhimit vendas të komponentëve dhe eksporteve nga India.”

Në një perspektivë më të menjëhershme, India mund të përqendrohet në rritjen e eksporteve drejt Kinës në sektorë të caktuar, për të reduktuar pabarazinë tregtare, thotë Li. Sektorë si industria farmaceutike mund të jenë një përshtatje e natyrshme, duke pasur parasysh plakjen e popullsisë së Kinës dhe rritjen e kostove të kujdesit shëndetësor.

Por ngushtimi i një deficiti prej 112 miliardë dollarësh nuk do të vijë vetëm duke gjetur sektorë të veçantë për eksport, shton ai.

“Pyetja kryesore është nëse Pekini është i gatshëm dhe ka vullnet të bëjë lëshime për aksesin në tregun kinez, si pjesë e normalizimit më të gjerë të marrëdhënieve. Përndryshe, India do të duhet të gjejë mjetet e veta të ndikimit për ta detyruar Kinën që ta trajtojë këtë çështje.”

Marrë nga BBC/ Autor: Nikhil Inamdar/ Përkthyer nga redaksia e Altmedia.al

Linku bio: https://www.bbc.com/news/articles/c5pve834grpno

TAGGED:importeIndiakinaNarendra ModiXi Jinping
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Tiranë/ Arrestohet 49-vjeçari me precendentë, i gjendet pistoletë dhe municion

Llatja jep detaje pas zjarrit në Elbasan: Banorët janë evakuuar, një pjesë e pallatit e pabanueshme

Adriatik Llalla kërkon parashkrimin e dënimit me dy vite burg, seanca sot në GJKKO

Raporti i KE-së ngre shqetësime për sigurinë ushqimore në Shqipëri: Mangësi në AKU, laboratorë dhe kontrollet e pesticideve

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët, vendos sërish mesazhin “Dialog” para Kryeministrisë

Nga e njejta kategori
Analizë Bota

Franca në protesta/ Buxheti po ‘zhytet’, borxh kap shifrën e 120 % të PBB

Aktualitet Bota

Marta Kos: Mali i Zi mund të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028

Bota

Gjermania, vendi jomysliman me numrin më të madh të myslimanëve, përballet me sfidën e integrimit

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.