Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: “Shkoi të takonte një person” – Zbardhen detaje nga vrasja e të riut shqiptar në Itali
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Aktualitet

“Shkoi të takonte një person” – Zbardhen detaje nga vrasja e të riut shqiptar në Itali

SHARE

Trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut, 31-vjeçarit shqiptar që ishte zhdukur pa lënë gjurmë që prej mbrëmjes së 7 tetorit, është identifikuar zyrtarisht pas zbulimit të tij në një pus në Longiano të Italisë.

Hetimet paraprake kanë ngritur dyshime të forta se shqiptari është vrarë me armë zjarri. Pranë vendit ku u gjet trupi janë zbuluar edhe gëzhoja pistolete, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore sugjeron se vdekja mund të ketë ndodhur që në natën e zhdukjes së tij.

Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, 31-vjeçari, baba i një vajze vetëm një vjeçe, ishte larguar nga banesa për t’u takuar me një person të njohur në Savignano sul Rubicone. Ky takim po konsiderohet një element i rëndësishëm për hetuesit, të cilët po përpiqen të zbardhin orët e fundit të jetës së tij.

Dyshimet për një krim të rëndë u shtuan pasi, një ditë pas zhdukjes, automjeti i tij tip “Fiat Punto” u gjet i djegur plotësisht pranë lumit Rubicone. Hetuesit dyshojnë se djegia e makinës mund të ketë qenë një përpjekje për të zhdukur gjurmët dhe provat që mund të çonin te autorët.

Prokuroria e Forlì-t dhe karabinierët po vijojnë hetimet për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes, për të identifikuar personin me të cilin Maxhallaku kishte lënë takimin dhe për të zbuluar motivet e mundshme të vrasjes.

Lexo gjithashtu

Për të 23-ën ditë radhazi, studentët protestojnë në Tiranë
Marta Kos: Mali i Zi mund të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028
Progres-raporti, Marta Kos: Shqipëria ka bërë përparim në negociatat me BE-në
Qeveria shtyn sërish hapjen e basteve online, Malaj: Po rishikojmë ligjin

Deri më tani, autoritetet po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa pista e vrasjes mbetet në qendër të hetimeve.

TAGGED:italivrasje
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Gjermania, vendi jomysliman me numrin më të madh të myslimanëve, përballet me sfidën e integrimit

Banka franceze e gjakut është goditur nga një sulm kibernetik, sistemet e frigoriferëve programohen në 110°C

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës, ja sa do të kushtojë një litër

Tragjedi në Itali/ Humb jetën 61-vjeçari shqiptar, u zu poshtë nga një portë gjatë punimeve

Paralajmërimi i hershëm i zv.presidentit Vance: Disa zyrtarë izraelitë po përpiqen të zgjasin luftën me Iranin

Nga e njejta kategori
Bota Ekonomi

Pas fitores së demokratëve në SHBA, rritet çmimi i arit dhe argjendit

Aktualitet Ekonomi

Muçi i rigonit në Sarandë kthehet në asistent virtual i Drejtorisë së Tatimeve

Aktualitet Kryesore

EKSKLUZIVE/ Ndryshon skenari, studentët vendosin të protestojnë dy herë në javë! Pedagogët tërhiqen pjesërisht nga bojkoti

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.