Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Sekretari i Thesarit: SHBA do të sanksionojë këdo që bën biznes me Gardën Revolucionare të Iranit
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Bota

Sekretari i Thesarit: SHBA do të sanksionojë këdo që bën biznes me Gardën Revolucionare të Iranit

SHARE

Sekretari i Thesarit të Shteteve të Bashkuara, Scott Bessent, deklaroi sot gjatë takimeve të ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të G20-ës se Shtetet e Bashkuara do të shpallin sanksione të reja ndaj “kujtdo që bën biznes me IRGC-në” (Gardën Revolucionare Islamike të Iranit), ndërsa janë duke gjurmuar aktivet e kësaj force në mbarë botën.

Në deklaratat e tij në anën e takimit të G20-ës në Asheville, Bessent vlerësoi se Irani ndodhet tani “në një gjendje ekstreme distrese ushtarake”.

Ai pretendoi se SHBA-ja “shkatërroi” marinën e Iranit, aviacionin e saj dhe inventarin e dronëve, si dhe “85 ose 90 për qind të fabrikave” që mund të ndërtonin dronë të rinj. Sipas tij, bllokada detare është “shumë e fuqishme” dhe Washingtoni do të vazhdojë të ushtrojë presion maksimal.“Ne do ta asfiksojmë ekonomikisht këtë regjim”, theksoi Bessent, duke shtuar se SHBA-ja ka “tolerancë zero”.

Ai bëri të ditur se autoritetet amerikane janë duke gjurmuar aktivet e IRGC-së dhe se sanksionet e reja mund të prekin edhe kompani që merren me qira të avionëve apo çdo entitet tjetër që bashkëpunon me Gardën Revolucionare.Këto deklarata vijnë në kuadër të fushatës “Operation Economic Outcast” (Operacioni Ekonomik i Përjashtimit), e nisur së fundmi nga Thesari amerikan.

Qëllimi i kësaj fushate është të presë çdo burim të ardhurash që financon regjimin iranian dhe IRGC-në, duke zgjeruar sanksionet dytësore ndaj bankave, kompanive të transportit, aseteve digjitale, arit, aviacionit dhe sektorëve të tjerë. Bessent theksoi se SHBA-ja ka hartuar hartën e plotë të rrjeteve që Irani ka përdorur për të shmangur sanksionet e mëparshme dhe për të eksportuar naftë.

Lexo gjithashtu

Trump uron demokratët për fitoren, por paralajmëron veto ndaj ligjeve të tyre
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, ja si ndahen vendet në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve
Mullin paralajmëron hetim pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA për votimin nga joqytetarët
I mbështetur nga Trump, Byron Donalds fiton zgjedhjet në Florida, bëhet guvernatori i parë me ngjyrë në historinë e shtetit

Ai paralajmëroi se çdo vend apo kompani që vazhdon të lehtësojë veprimtaritë e Iranit do të përballet me pasoja të rënda, duke përfshirë përjashtimin nga sistemi financiar i bazuar në dollarin amerikan.

Në kontekstin e konfliktit të zgjatur me Iranin, zyrtarët amerikanë kanë pretendar më herët se goditjet ushtarake kanë shkatërruar pjesën më të madhe të kapaciteteve ushtarake iraniane, duke përfshirë flotën detare, aviacionin dhe bazën industriale për prodhimin e dronëve e raketave.

Bessent e lidhi këtë situatë ushtarake me presionin ekonomik, duke thënë se bllokada dhe sanksionet e reja po e vendosin regjimin në një pozitë të vështirë.

Takimet e G20-ës po zhvillohen në një kohë të tensionuar për ekonominë globale, me ndikime nga konflikti në Lindjen e Mesme, çmimet e larta të energjisë dhe tensionet tregtare. Bessent tha se ka pasur “diskutime shumë të mira” me aleatët dhe se SHBA-ja pret mbështetje për shkëputjen e lidhjeve ekonomike me Teheranin.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët, protestuesit vijojnë refuzimin

Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, El-Sayed kryeson me diferencë të ngushtë ndaj Rogers

Trump: Do t’i pranoj rezultatet e zgjedhjeve dhe jam i gatshëm të bashkëpunoj me demokratët

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, Demokratët marrin kontrollin e Senatit, projektohen fitues edhe në Dhomën e Përfaqësuesve

Horoskopi 4 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Nga e njejta kategori
Bota

Holanda ofron 2 milionë euro për kapjen e trafikantit më të kërkuar të drogës në Europë

Bota

Zgjedhjet amerikane arrijnë deri në hapësirë, tre astronautë amerikanë hedhin votën nga hapësira

Bota Kryesore

Zgjedhjet në SHBA/ Një kongresmene demokrate mbështet kandidatin republikan për Senatin në Miçigan, Trump e përshëndet

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.