Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, në fokus masat ligjore për protestat
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetPolitike

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, në fokus masat ligjore për protestat

SHARE

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mëngjesin e kësaj të hëne në Kryesinë e Kuvendit, ku po zhvillon mbledhjen e përjavshme me grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Sipas raportimeve, takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura. Në fokus të diskutimeve pritet të jenë axhenda parlamentare për seancën e ardhshme plenare dhe nismat e reja ligjore të paralajmëruara nga kreu i qeverisë lidhur me protestat.

Sipas gazetares Shehu, Rama pritet t’u prezantojë deputetëve socialistë propozimet ligjore që lidhen me masat ndaj personave të përfshirë në akte dhune gjatë protestave.

Pas prezantimit, do të shihet nëse do të mblidhen firmat e nevojshme të deputetëve të PS-së për depozitimin e nismave në Kuvend. Sipas raportimeve, projektet do të duhet të qëndrojnë në Kuvend për dy javë përpara nisjes së shqyrtimit në komisionet parlamentare dhe më pas në seancë plenare.

Një tjetër çështje që pritet të trajtohet lidhet me dëmshpërblimin e bizneseve të prekura nga protestat. Sipas planit të bërë publik nga kryeministri, bizneset e vogla parashikohet të dëmshpërblehen në masën 100%, ndërsa bizneset e mëdha në masën 70%.

Lexo gjithashtu

Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor
U tha se humbi jetën nga sulmi ariut, ndryshon pista për vdekjen e 62-vjeçarit, u gjet i vrarë me armë zjarri (DETAJE)
Fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit, Obama: Populli amerikan do politikën që bashkon njerëzit, jo që i ndan
Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, çfarë mund të bëjnë me shumicën në të dyja dhomat?

Për këtë qëllim, qeveria pritet të miratojë një akt normativ, i cili më pas do t’i paraqitet Kuvendit për shqyrtim.

Masat e paralajmëruara vijnë pas protestave të fundit në Tiranë, të cilat janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe me dëmtime të pronës publike dhe private.

Për momentin, nuk është bërë e ditur nëse gjatë mbledhjes do të mblidhen të gjitha firmat e nevojshme për depozitimin e nismave ligjore.

TAGGED:edi ramagrupi parlamentarps
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
1 Comment 1 Comment
  • Pingback: Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, zbardhen porositë e Ramës - Altmedia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Komisioni zgjedhor në Izrael hedh poshtë pretendimet e Netanyahut: Nuk u gjetën prova për manipulim të zgjedhjeve

Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë aeroportit “Nënë Tereza”, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka emergjencë reale

Dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, gjendet i vrarë 53-vjeçari në Bulqizë

Lezhë/ Shpërthim me lëndë plasëse në një automjet, nuk raportohet për të lënduar

Hakeem Jeffries drejt drejtimit të Dhomës së Përfaqësuesve, mund të bëhet kryetari i parë me ngjyrë

Nga e njejta kategori
Aktualitet

Aksident fatal në Durrës, humb jetën pasagjeri 48-vjeçar, drejtuesi largohet nga vendngjarja

Bota Kryesore

Trump uron demokratët për fitoren, por paralajmëron veto ndaj ligjeve të tyre

Aktualitet Kryesore

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët, protestuesit vijojnë refuzimin

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.