Kryeministri Edi Rama deklaroi se dhuna e regjistruar gjatë protestave të ditëve të fundit është shkaktuar, sipas tij, nga persona të radikalizuar nga grupime të lidhura me ANTIFA-n, ekstremizmi fetar dhe krimi i organizuar.
Në një konferencë për mediat, Rama theksoi se aktet e dhunës nuk përfaqësojnë shumicën e protestuesve. Ai përsëriti ftesën për dialog, duke argumentuar se protestat duhet të shërbejnë për të përcjellë shqetësimet e qytetarëve dhe jo për të rrëzuar qeverinë përmes dhunës.
Kryeministri pretendoi se aktet e dhunshme janë kryer nga një grup i radikalizuar personash, të cilët, sipas tij, kanë lidhje me ekstremizmin politik, fetar dhe krimin e organizuar.
“Ne jemi duke punuar intensivisht për të adresuar të dy anët e kësaj medaljeje. Jemi shumë të vëmendshëm në raport me arsyet reale dhe me shkaqet që bëjnë shumëkënd përtej faktit që votojnë apo nuk votojnë për mua, që të ndjejnë nevojën për të protestuar, përsa kohë që janë të distancuar nga dhuna. Ai terror urban u shkaktua jo nga një masë e madhe njerëzish por nga njerëz të radikalizuar nga ANTIFA, të radikaluzuar fetarë dhe të radikaluzuar nga krimi për të ushtruar dhunë ”, deklaroi ai.
Rama theksoi se rruga e protestës paqësore duhet të çojë drejt dialogut dhe diskutimit të problematikave të ngritura nga qytetarët.