Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Qeni- ‘aseti’ më i dashur i yjeve të tenisit
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
BotaShowbiz

Qeni- ‘aseti’ më i dashur i yjeve të tenisit

SHARE

Nga fushat e stërvitjes, podiumet dhe dhomat e lojtarëve, qentë janë shndërruar në “asistentët” më të dashur të tenisit. Ata po gjejnë vend gjithnjë e më shpesh në ekipet udhëtuese të sportistëve dhe po shfaqen edhe në skenat më të mëdha të këtij sporti.

Për lojtarët që një pjesë të madhe të kohës e kalojnë mijëra kilometra larg shtëpisë, kafshët shtëpiake janë bërë shoqërues të zakonshëm të udhëtimit, duke ofruar qetësi dhe stabilitet në një sport ku vetmia mbetet një sfidë e madhe.

“Kafshët janë të mrekullueshme… prandaj shumë vajza tani udhëtojnë me më shumë kafshë shtëpiake, për shkak se sa e vështirë është jeta në rrugë”, u tha gazetarëve këtë javë në US Open tenistja amerikane Jessica Pegula, aktualisht e treta në botë.Sipas saj, dashuria pa kushte që ofron një qen është e ndryshme nga çdo lloj tjetër mbështetjeje emocionale.

Stadiumi “Roland Garros” këtë vit ofroi një shërbim të veçantë “concierge për qentë”, të dedikuar posaçërisht nevojave të tyre gjatë turneut, si dhe akreditim zyrtar për dhjetë qen, të cilët tashmë në ambientet e turneut konsideroheshin si “të ftuar zyrtarë”.

Disa prej tyre arritën edhe në skenën qendrore. Mirra Andreeva u fotografua me trofeun e saj krah këlyshit të trajneres Conchita Martinez, ndërsa kampioni Alexander Zverev ndau vëmendjen me qenin e tij të racës dachshund.

Lexo gjithashtu

Joshua Wong dënohet me 10 vite burg në Hong Kong për bashkëpunim me forcat e huaja
Gjendet i vdekur në një hotel në Berlin zëvendëskryeministri i Bavarisë, Hubert Aiwanger
Shkoi me pushime, 23-vjeçarja përfundon me infeksion të rëndë në tru
Ndahet nga jeta Tinto Brass, ikona e kinemasë erotike italiane

Në Australian Open, prania e kafshëve është më sfiduese për shkak të rregullave të rrepta, ndërsa në Wimbledon lejohen vetëm qentë e shërbimit ose ata me “certifikim asistence”, duke i detyruar lojtarët t’i lënë qentë e tyre diku tjetër gjatë këtyre turneve.

E para e botës në tenis, Aryna Sabalenka, shprehu hapur keqardhjen për faktin se iu desh ta linte jashtë qenin e saj, një Cavalier King Charles Spaniel të quajtur Ash, gjatë Wimbledonit të këtij viti.“Wimbledon, ju lutem, lërini qentë të hyjnë”, u lut ajo në korrik.

Në US Open, një tjetër turne që mirëpret kafshët, këlyshët e shpëtuar nga organizata Muddy Paws Animal Rescue u bënë atraksion i vërtetë në kopshtin e lojtarëve gjatë Javës së Tifozëve, duke tërhequr vizita nga emra të mëdhenj si Coco Gauff dhe Leylah Fernandez.

Ukrainasja Marta Kostyuk, e cila udhëton me dy qentë e saj, tha se rutina dhe përgjegjësitë që vijnë me kujdesin ndaj kafshëve i japin një perspektivë tjetër përballë presionit të sportit profesionist.“Ndihesh shumë më e qetë, pavarësisht se çfarë po ndodh në jetën tënde”, u shpreh ajo në “Roland Garros”.

Amerikanja Pegula tha se e vlerëson mundësinë për t’i sjellë me vete tre qentë e saj të shpëtuar, edhe pse madhësia e tyre e bën udhëtimin jo gjithmonë praktik.Ajo ka vlerësuar se është diçka e veçantë kur, vite më vonë, mund të kujtosh se ke fituar tituj me qenin tënd pranë.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Tiranë/ Arrestohet 49-vjeçari me precendentë, i gjendet pistoletë dhe municion

Llatja jep detaje pas zjarrit në Elbasan: Banorët janë evakuuar, një pjesë e pallatit e pabanueshme

Adriatik Llalla kërkon parashkrimin e dënimit me dy vite burg, seanca sot në GJKKO

Raporti i KE-së ngre shqetësime për sigurinë ushqimore në Shqipëri: Mangësi në AKU, laboratorë dhe kontrollet e pesticideve

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët, vendos sërish mesazhin “Dialog” para Kryeministrisë

Nga e njejta kategori
Showbiz

Vajza e John Travolta-s përlot me fjalët për të atin: Ti je heroi ynë, babi

Showbiz

Çfarë u gjet në gjak?/ Zbulohen rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis

Bota

Tragjedi/ Babai dyshohet se vrau dy fëmijët e mitur dhe më pas i dha fund jetës

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • moti
  • rusia
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.