Me të mbërritur ne bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ një pjesë e protestuesve kanë shkulur nga vendi stacionin e urbanit përballë me piramidën dhe e kanë shtyrë zvarrë drejt godinës së Kryeministrisë.
Pas këtij akti, një pjesë e protestuesve kanë nsiur edhe të godasin me gurë efektivët e policisë të vendosur kordon para godinës së qeverisë.

Deri më tani nuk ka një ndërhyrje të policëve për të zmbrapsur protestuesit.