Në mesin e përplasjeve me policinë, protestuesit i kanë vënë flakën edhe një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiranë.
Si pasojë, është djegur dera e një prej hyrjeve të institucionit. Pas pak minutash flakët u arritën të fikeshin.
Më herët, protestuesit kanë djegur kosha mbeturinash në kryqëzimin e “21 Dhjetorit”, duke bllokuar qarkullimin, ndërsa grupe të tjera janë përqendruar pranë Bashkisë së Tiranës, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe sheshin “Skënderbej”.