Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Protesta para Ministrisë së Arsimit, i riu: Dua Saimir Korreshin kryeministër
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetPolitike

Protesta para Ministrisë së Arsimit, i riu: Dua Saimir Korreshin kryeministër

SHARE

Protestuesit janë mbledhur sërish këtë të shtunë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në ditën e pestë të tubimeve që kanë shoqëruar kryeqytetin me tensione dhe përplasje.

Gjatë protestës, një 20-vjeçar ka folur për mediat, duke renditur shqetësimet e tij për kushtet ekonomike, kostot e larta të jetesës dhe problemet që, sipas tij, hasin studentët në arsim. Ai u shpreh gjithashtu se dëshiron që deputeti demokrat Saimir Korreshi të zgjidhet kryeministër, pasi e konsideron si personin që mund të ndihmojë vendin.

Protestuesi tha se ka rreth 150 ditë që proteston për të drejtat e tij dhe pretendoi se gjatë tubimeve të fundit policia ka ushtruar dhunë ndaj pjesëmarrësve. I riu ngriti shqetësimin edhe për kostot e jetesës dhe vështirësitë financiare me të cilat, sipas tij, përballen studentët që punojnë për të financuar studimet.

“I kanë çuar qiratë nga 800 mijë lekë në muaj dhe rrogat tona nga 500 mijë lekë. Po rrimë nga 5-6 vetë nëpër shtëpi, sepse s’kemi çfarë bëjmë. Edhe punojmë, edhe studiojmë, sepse po nuk punuam, nuk studiojmë dot”, u shpreh protestuesi.

Protestuesi: Jam 20-vjeç. Kam 150 ditë që protestojmë për të drejtat tona. Ky nuk donte me të mirë, por donte kështu. U kthyem kështu, por kemi policinë kundra. Shikoni si janë këta me mburoja. Ne edhe këto maska i vëmë sepse na ngelin në shkolla. Këta me mburoja na gjejnë në tokë dhe na rrahin na zhdëpin në dru. I kanë çuar qiratë nga 800 mijë lekë në muaj dhe rrogat tona nga 500 mijë lekë. Po rrimë nga 5-6 vetë nëpër shtëpi, sepse s’kemi ça bëjmë. Edhe punojmë edhe studiojmë, sepse po nuk punuam, nuk studiojmë dot. Ne e bëjmë në privat. Ata na thonë ‘nuk mësoni, kapeni në shtet’. Po ça të bëjmë, nuk i kemi të gjithë mundësitë, sepse bursa morën vetëm çunat e deputetëve e ministrave. Ne s’i morëm dot. Këtu s’ka asgjë të saktë, çdo gjë është e prishur. Duke filluar nga pedagogët, që vijnë pijnë kafe dhe ikin që aty. Duam vetëm të iki Edi Rama. Dua me shpirt vetëm Saimir Korreshin. Vetëm ai na bën punë ne, po s’na bëri ai, s’na bën njeri tjetër punë ne. Vetëm ai se kush tjetër, do vij Arlind Qori, apo ai Llapi.

Lexo gjithashtu

Transporti publik përfiton mbështetje financiare, 50 lekë për çdo litër karburant për pesë muaj
Antimafia italiane godet rrjetin shqiptar të kokainës, mbi 14 milionë euro të pastruara përmes arit dhe pronave
Dashuri pa kushte përtej lidhjes biologjike, Çiljeta i bën dedikimin e veçantë Bekos
Jurgen Klopp i beson sërish, Brajan Gruda grumbullohet nga Gjermania
TAGGED:protestasaimir korreshistudente
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
1 Comment 1 Comment
  • Pingback: FOTO/ Balliu u refuzua, Korreshi gjen mikëpritje mes protestuesve - Altmedia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

“Paratë fitohen sërish, koha nuk kthehet”/ Historia e familjes që shiti gjithçka për të parë botën

Melania Trump i dërgon letra personale Putinit dhe Zelenskyt: Të hapim rrugën drejt paqes

80 vite jetë dhe sakrifica, Atifete Jahjaga emocionon me urimin për të atin

U arratis pasi vrau 8 persona, kapet autori i sulmeve të përgjakshme në Turqi

Milanit i fiket shkëlqimi i derbit, Ferencvarosi merr fitoren e madhe në Itali

Nga e njejta kategori
Aktualitet Kryesore

Dy protesta brenda pak orësh, studentët dhe PD zbresin në rrugë këtë të shtunë

Bota

Kriza bankare trondit Paraguajn, paratë e klientëve në pikëpyetje! Dorëhiqet Presidenti

Kryesore Rajoni

“Do dal i pastër si loti nga kjo betejë” – Thaçi përcjell mesazh të fortë nga Haga

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.