Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Protesta e studentëve, Policia thirrje tubuesve: Ruani qetësinë dhe distancohuni nga personat që ushtrojnë dhunë
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetKryesore

Protesta e studentëve, Policia thirrje tubuesve: Ruani qetësinë dhe distancohuni nga personat që ushtrojnë dhunë

SHARE

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në protestë të ruajnë qetësinë, të shmangin aktet e dhunës dhe të distancohen nga personat e maskuar që, sipas policisë, po sulmojnë efektivët dhe po dëmtojnë pronën publike e private.

Në një apel publik, Policia e Shtetit thekson se e drejta për të protestuar garantohet nga Kushtetuta, ndërsa dhuna ndaj punonjësve të policisë, qytetarëve dhe institucioneve është e papranueshme dhe e dënueshme me ligj.

Protestuesit i ‘mbysin’ me gurë, policia u hedh me autobotë ujin me ngjyrë ‘blu’

Në deklaratën e saj, policia bën me dije se është në krye të detyrës për të garantuar sigurinë e qytetarëve, ushtrimin e së drejtës për tubim paqësor dhe mbrojtjen e jetës, pronës dhe institucioneve.

Autoritetet u kanë bërë thirrje protestuesve që të ndërpresin menjëherë aktet e dhunës, duke paralajmëruar se personat që kryejnë veprime të kundërligjshme do të mbajnë përgjegjësi penale.Policia e Shtetit deklaron se do të vijojë të veprojë me profesionalizëm dhe në përputhje me ligjin, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

“E drejta për të protestuar mbrohet. Dhuna nuk tolerohet”, përfundon apeli i Policisë së Shtetit.

Lexo gjithashtu

Zbardhet shkaku i shpërthimit tragjik në Elbasan, policia: Rrjedhja e gazit tek banesa e 69-vjeçarit shkaktoi tragjedinë
Nis hetimi për shpërthimin tragjik në Elbasan, ekspertët vlerësojnë sigurinë e pallatit
Kavajë/ Arrestohet 31-vjeçari i dyshuar për pesë vjedhje në banesa, dyqan dhe automjet
Erjon Vishkulli do t’i nënshtrohet operacionit të dytë në Romë më 11 nëntor: Një sfidë e madhe e jetës sime

Njoftimi i plotë:

APEL I POLICISË SË SHTETIT

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në tubim të ruajnë qetësinë, të shmangin çdo akt dhune dhe të distancohen nga personat e maskuar që po sulmojnë punonjësit e Policisë dhe po dëmtojnë pronën publike e private.

E drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë, por dhuna ndaj punonjësve të Policisë, qytetarëve dhe institucioneve është e papranueshme dhe e dënueshme me ligj.

Policia e Shtetit është në krye të detyrës për të garantuar sigurinë e çdo qytetari, ushtrimin e të drejtës së tubimit paqësor, mbrojtjen e jetës, pronës dhe institucioneve.

Apelojmë për ndërprerjen e menjëhershme të akteve të dhunës. Çdo person që kryen veprime të kundërligjshme do të mbajë përgjegjësi penale përpara ligjit.

Policia e Shtetit do të vijojë të veprojë me profesionalizëm, përmbajtje dhe vendosmëri, në përputhje me ligjin, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

E drejta për të protestuar mbrohet. Dhuna nuk tolerohet.

TAGGED:dhunePoliciaprotesta
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
1 Comment 1 Comment
  • Pingback: Policia ndërhyn me gaz lotsjellës në protestën e studentëve, nisin shoqërimet - Altmedia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Trump i hapur për bashkëpunim me demokratët pas humbjeve në zgjedhjet e mesmandatit

Joshua Wong dënohet me 10 vite burg në Hong Kong për bashkëpunim me forcat e huaja

Tiranë/ Arrestohet 49-vjeçari me precendentë, i gjendet pistoletë dhe municion

Llatja jep detaje pas zjarrit në Elbasan: Banorët janë evakuuar, një pjesë e pallatit e pabanueshme

Adriatik Llalla kërkon parashkrimin e dënimit me dy vite burg, seanca sot në GJKKO

Nga e njejta kategori
Bota

Gjendet i vdekur në një hotel në Berlin zëvendëskryeministri i Bavarisë, Hubert Aiwanger

Aktualitet Kryesore

Raporti i KE-së ngre shqetësime për sigurinë ushqimore në Shqipëri: Mangësi në AKU, laboratorë dhe kontrollet e pesticideve

Aktualitet Politike

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët, vendos sërish mesazhin “Dialog” para Kryeministrisë

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • moti
  • rusia
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.