Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës gjatë protestës së studentëve në Tiranë, ndërsa kanë nisur edhe shoqërimet e para të protestuesve.
Efektivët kanë shoqëruar një prej pjesëmarrësve në protestë, ndërsa kanë krijuar një kordon policor për të shpërndarë turmën. Pas ndërhyrjes, studentët janë zhvendosur nga Rruga e Durrësit drejt Sheshit Skënderbej, ku vijojnë të kundërshtojnë veprimet e policisë.
Gjatë përplasjes, protestuesit kanë thirrur në drejtim të efektivëve: “Nuk ju vjen turp!”, ndërsa një pjesë e tyre vijojnë të bëjnë rezistencë.
Ndërsa një e re është shoqëruar nga efektivët e Policisë gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Në pamjet nga momenti i shoqërimit, e reja dëgjohet të kundërshtojë veprimin e policisë, duke deklaruar: “Po protestoj paqësisht”.