Protesta para ministrisë së Arsimit ka përshkallëzuar në përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë.
Gurëve të shumtë të hedhur drejt tyre nga protestuesit policia i është përgjigjur me ujë, ndërsa është përdorur edhe uji me ngjyrë blu, i cili dyshohet se ka në përbërje të tij kimikate.
Tashmë është hedhur sasi e madhe e ujit me kimikate nga ana e efektivëve.