Policia reagoi me forcë edhe sot ndaj studentëve që protestuan para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.
Gjatë ndërhyrjes së Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), një e re, e cila ndodhej në anë të Rrugës së Durrësit dhe dukej se po protestonte paqësisht, u spërkat me spraj piperi nga një prej efektivëve.
Në pamjet e incidentit, e reja dëgjohet duke bërtitur nga djegia e shkaktuar prej sprajit. Po ashtu me spraj u spërkaten edhe disa protestuese të tjera.