Pas vetëm 1 orë në shesh protestuesit e thirrur nga Partia Demorkatike kanë nisur marshimin nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ për të shkuar drejt ministrisë së Arsimit, ku protet të zhvillohet protesta e të rinjve.
Protestuesit e PD-së kanë deklaruar se do t’i bashkohen protestës së studentëve. Mbetet për t’u parë nëse dy grupet e protestuesve do të bashkohen apo nëse protestat do të vijojnë të ndara.
Ndërkohë në sheshin para ministrisë së Arsimit nuk kanë mbërritur ende protestuesit dhe stituata duket tërësisht e qetë.