Përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë vijuar në Tiranë, ndërsa efektivët e forcave speciale RENEA janë rikthyer pranë Kryeministrisë për të tretën natë radhazi.
Situata në kryeqytet mbetet e tensionuar, me forcat e rendit të pozicionuara në perimetrin përreth godinës së Kryeministrisë, në kuadër të masave të sigurisë gjatë zhvillimit të protestës.
Tensionet janë përshkallëzuar pas incidenteve të regjistruara gjatë tubimit, ku protestuesit raportohet se kanë hedhur fishekzjarrë dhe bomba molotov në drejtim të efektivëve të policisë.