Situata në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ është përshkallëzuar ndërsa ndaj sulmeve të protestuesve policia po u përgjigjet me ujë e ka nisur përparimin drejt tyre.
Ndërkohë, një tjetër episod është regjistruar gjatë tubimit, ku një dron i policisë që regjistronte protestën është rrëzuar në zonën e protestës.
Pas rrëzimit të tij, disa protestues janë parë duke vrapuar në drejtim të vendit ku përfundoi pajisja dhe filluan ta shkelmonin.
Nga këtu nisi ndërhyrja e forcave policore, ku tanimë po synohet të shpërndajë tërësisht turmën, ndërsa protestuesit janë nisur drejt parkut Rinia pas aksionit të fortë të policisë.