Kryeministri Edi Rama ka komentuar në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste deklaratat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me pretendimet për një bisedë mes këtij të fundit dhe ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, gjatë vizitës së tij në burg.
“Nuk janë të vërteta bisedat e pretenduara të Veliajt me ministrin Gogu, janë të sajuara”, mësohet të ketë deklaruar Rama.
Lidhur me avokatin e Veliaj, Rama tha se Plarent Ndreca gënjen.
“Ndreca në të gjitha daljet publike gënjen. Nuk e kuptoj se çfarë haku po merr ndaj PS-së, e cila e ka vënë në pozita të larta e deputet. Gënjejnë që të dy. E kanë për nevojat e tyre apo jo, kjo është historia e tyre. Nuk e meriton PS-ja gjithë këtë që po i bëjnë”, mësohet të ketë thënë Rama.