Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: ‘Ndal, jemi policia’/ Terrori në grabitjen e familjes në Elbasan: Nipit i vunë pistoletën në kokë
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetVerifikim

‘Ndal, jemi policia’/ Terrori në grabitjen e familjes në Elbasan: Nipit i vunë pistoletën në kokë

SHARE

Një grabitje e pazakontë ka ndodhur në lagjen “5 Maji”, në Elbasan.Siç njofton policia, rreth orës 04:05 të mëngjesit të kësaj të hëne, pesë persona ende të paidentifikuar janë futur për të grabitur një banesë.

Por rasti nuk mbaron me kaq.Të maskuar si policë dhe të pajisur me armë zjarri,autorët kanë hyrë në banesë në një moment kur familjarët ishin në gjumë, duke kërcënuar pronarin dhe duke kërkuar fillimisht armë e drogë, e më pas para dhe sende me vlerë.

Pronari i banesës, ka rrëfyer për mediat momentet e frikshme, duke treguar se grabitësit e kanë kërcënuar me armë, ndërsa nipit të tij i kanë vendosur pistoletën në kokë.

“Ngjarja ka ndodhur në 4 të mëngjesit. Ishim duke fjetur gjumë. Të maskuar si policë më thanë mos lëviz, ‘Policia’. Në fillim më thanë ku e ke pistoletën dhe drogën, pastaj më pyetën ku i kisha lekët. Nipit i vunë pistoletën në kokë. E gjithë ngjarja zgjati për 15 minuta.

Në shtëpi kishim 6 fëmijë, janë traumatizuar. Nuk e di kush e ka bërë këtë gjë”, ka deklaruar Lorenc Zerellari.Edhe nipi 19-vjeçar ka treguar për frikën e përjetuar gjatë grabitjes, duke deklaruar se autorët e kanë goditur me pistoletë.

Lexo gjithashtu

Për të 23-ën ditë radhazi, studentët protestojnë në Tiranë
Marta Kos: Mali i Zi mund të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028
Progres-raporti, Marta Kos: Shqipëria ka bërë përparim në negociatat me BE-në
Qeveria shtyn sërish hapjen e basteve online, Malaj: Po rishikojmë ligjin

Familjarët kanë rrëfyer për mediat se ngjarja ka shkaktuar panik, veçanërisht te fëmijët që ndodheshin në banesë.

Sipas Policisë, autorët kanë marrë katër telefona celularë dhe një shumë parash. Ndërkohë, familjarët kanë deklaruar se u janë vjedhur rreth 3 mijë euro dhe tre telefona. Vlera e plotë e sendeve të grabitura pritet të përcaktohet gjatë hetimeve.

Pas largimit të autorëve, familjarët kanë dhënë alarmin dhe janë vënë në ndjekje të tyre.

Sapo kanë konstatuar praninë e efektivëve të Policisë, grabitësit janë larguar drejt një zone kodrinore, duke braktisur automjetet dhe duke përfituar nga errësira. Sipas raportimeve, ata janë ndjekur edhe nga një patrullë policie.

Gjatë veprimeve hetimore, Policia ka gjetur dhe sekuestruar dy automjete që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes, si dhe veshje të ngjashme me uniformat e Policisë dhe prova të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e pesë personave të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

TAGGED:Elbasanvjedhje
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Gjermania, vendi jomysliman me numrin më të madh të myslimanëve, përballet me sfidën e integrimit

Banka franceze e gjakut është goditur nga një sulm kibernetik, sistemet e frigoriferëve programohen në 110°C

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës, ja sa do të kushtojë një litër

Tragjedi në Itali/ Humb jetën 61-vjeçari shqiptar, u zu poshtë nga një portë gjatë punimeve

Paralajmërimi i hershëm i zv.presidentit Vance: Disa zyrtarë izraelitë po përpiqen të zgjasin luftën me Iranin

Nga e njejta kategori
Bota Ekonomi

Pas fitores së demokratëve në SHBA, rritet çmimi i arit dhe argjendit

Aktualitet Ekonomi

Muçi i rigonit në Sarandë kthehet në asistent virtual i Drejtorisë së Tatimeve

Aktualitet Kryesore

EKSKLUZIVE/ Ndryshon skenari, studentët vendosin të protestojnë dy herë në javë! Pedagogët tërhiqen pjesërisht nga bojkoti

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.