Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: KLGJ letër ministrisë së Financave: Ekzekutoni rrogat e gushtit
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Politike

KLGJ letër ministrisë së Financave: Ekzekutoni rrogat e gushtit

SHARE

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit iu drejtua me një letër ditën e sotme Minsitrisë së Financave ku i kërkon që të ekzekutojë vendimin për rrogat e gjyqtarëve.

Përmes një letre KLGJ thekson se se situata ligjore dhe buxhetore lidhur me formulën e llogaritjes së pagave të gjyqtarëve rrodhi pas shfuqizimit të dispozitave ligjore nga Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 15, datë 17 shkurt 2026.

Pasi Kuvendi i Shqipërisë dështoi të miratonte ndryshimet e nevojshme ligjore brenda afatit të caktuar të datës 31 korrik 2026, KLGJ miratoi më 26 gusht vendimin nr. 435 për të unifikuar zbatimin e detyrimit kushtetues, duke marrë si referencë kategorinë e lartë drejtuese në administratë (Kategoria I, Klasa 1-2).

KLGJ i përgjigjet prerë pretendimeve të Ministrisë së Financave për verifikime administrative, duke bërë me dije se në disa gjykata, si në Durrës, Fier dhe Gjirokastër, urdhërshpenzimet e miratuara nga vetë degët e thesarit janë bllokuar më pas në bankat përkatëse. Organi i qeverisjes së sistemit gjyqësor nëvizon se as Kuvendi, as Qeveria dhe as Ministria e Financave nuk mund të pezullojnë apo të vënë në diskutim fuqinë detyruese të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, pasi një veprim i tillë cenon drejtpërdrejt nenin 132 të Kushtetutës dhe parimin e shtetit të së drejtës.

Lexo gjithashtu

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, reagon PD: Raporti konfirmon dështimet e qeverisë dhe cenimin e demokracisë
Takimi i ministrit Gogu me Veliajn, avokati: Erioni më dorëzoi sot shënimet, i publikojmë shpejt
Rama për progres raportin e BE-së: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë më parë
‘E kthyet selinë e PD si magazinë molotovi’/ Përplasje në komision për protestën, Tabaku: U thyen kockat të rinjve ( largohet nga mbledhja)

Sipas KLGJ-së, mosveprimi i Kuvendit nuk mund të shndërrohet në një të drejtë të ekzekutivit për të pezulluar efektet e vendimit kushtetues apo për të cenuar garancinë e paprekshmërisë së pagës së gjyqtarëve. Në përmbyllje të letrës, KLGJ i kërkon zyrtarisht Ministrisë së Financave ekzekutimin e menjëhershëm të pagave të muajit gusht për të gjithë nëpunësit e administratës gjyqësore që nuk preken nga ky vendim, si dhe kalimin e pagave për magjistratët e të tria niveleve të gjykatave.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Shpërthimi në pallatin 5-katësh, një 69-vjeçar akoma nuk është gjetur!

Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë, kërkohet largimi i qeverisë

E fshihnin lëndën narkotike te kutitë e shkrepseve/ Arrestohen dy persona në Tiranë, u sekuestrohet edhe pistoletë me zara metalikë

Franca në protesta/ Buxheti po ‘zhytet’, borxh kap shifrën e 120 % të PBB

Shpërthimi në pallatin në Elbasan, Ministria e Shëndetësisë: Mes të asfiksuarve edhe një fëmijë, viktimë 83-vjeçarja

Nga e njejta kategori
Aktualitet Politike

Progres-raporti, Marta Kos: Shqipëria ka bërë përparim në negociatat me BE-në

Politike Video

Rama ndan videon nga segmenti Tale-Lezhë: Infrastrukturë moderne që lehtëson qarkullimin dhe i jep shtysë turizmit

Kryesore Politike

Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.