Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: DETAJE/ Shpërthimi me tritol në Shkodër në shtëpinë e një mësuesi, autori u maskua si shpërndarës picash
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Uncategorized

DETAJE/ Shpërthimi me tritol në Shkodër në shtëpinë e një mësuesi, autori u maskua si shpërndarës picash

Pamje nga vendi i ngjarjes
SHARE

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me shpërthimin me tritol të ndodhur mbrëmjen e 12 shtatorit në qendër të Shkodrës, pranë bashkisë së qytetit.

Lënda plasëse dyshohet se është vendosur në banesën e shtetasit Metin Bushati, dhe sipas të dhënave paraprake nga hetimi, autori i dyshuar është larguar më pas me motor.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, dyshohet se personi ka vepruar i vetëm dhe ka qenë i maskuar si shpërnadër picash.

Ai dyshohet se mbante një skafandër në kokë, ndërsa motori ishte përshtatur me elemente që ngjajnë me mjetet e përdorura për shpërndarjen e picave.

Nga shpërthimmi nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Lexo gjithashtu

Greqi/ Dy avionë të Aegean Airlines alarmohen për bomba, pasagjerët evakuohen pas uljes
Jasir Asani protagonist absolut në Champions-in aziatik, gol dhe vlerësimi si më i miri i ndeshjes
Mbyllet një epokë/ Listat e Kombëtareve të Brazilit dhe Argjentinës, pa Neymar dhe Messin
Ambasadorja e BE takim me kreun e grupit të PD: Diskutuam për integrimin, reformat e Kuvendin

Në momentin e ngjarjes, në banesë ndodheshin çifti Bushati, të dy me profesion mësues.

Sipas burimeve, Bushati ka deklaruar para grupit hetimor se nuk ka dijeni për motivin apo autorët e ngjarjes.

Ndërkohë, hetuesit po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota dhe për të përcaktuar objektivin e sulmit.

Një nga pistat e hetimit lidhet me vëllain e mësuesit, shtetasin Gëzim Bushati, i cili sipas burimeve prej vitesh jeton në Gjermani dhe dyshohet se ka ndryshuar emrin në Naser Bushati.

Sipas të njëjtave burime, ai ka pasur probleme me drejtësinë në Gjermani dhe Rumani, ku dyshohet se ka vuajtur dënime me burgim.

Në katin e parë të banesës jeton Metin Bushati, ndërsa kati i dytë i përket vëllait të tij. Pikërisht për shkak të së kaluarës së tij dhe problemeve të mundshme që mund të ketë jashtë vendit, një nga pistat e policisë është se shpërthimi mund të ketë qenë një mesazh kërcënues i drejtuar ndaj Gëzim alias Naser Bushatit.

Hetuesit dyshojnë gjithashtu se autori mund të jetë një person i paguar, i cili është afruar pranë banesës, ka hedhur lëndën plasëse brenda oborrit dhe më pas është larguar me motor në drejtim të paditur.

Deri më tani, autori i dyshuar nuk është identifikuar. Grupi hetimor po analizon pamjet e kamerave të sigurisë dhe të dhëna të tjera që mund të ndihmojnë në identifikimin e tij.

Shpërthimi, i regjistruar rreth orës 21:30, ishte i fuqishëm dhe u dëgjua në disa zona të Shkodrës, duke shkaktuar panik te banorët dhe turistët që ndodheshin pranë qendrës së qytetit.

Në momentin e shpërthimit, vetëm pak metra më tutje, në sheshin përpara Bashkisë Shkodër, po zhvillohej një koncert me muzikë dhe aktivitete për fëmijë e familje.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorit dhe përcaktimin e motivit të vendosjes së lëndës plasëse.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Llogaritë e fundit në Nations League, Maran shpall nesër listën e kuqezinjve

Mjeku lë Gjermaninë pas 17 vitesh karrierë: Nuk dua që puna të më marrë gjithë jetën

Mbledhja e KLP, mandati i Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm mbaron më 5 dhjetor

Një gjykatëse federale autorizon një aktivitet satanist në Kapitolin e Ajovës, në SHBA. Kundërshtime nga autoritetet

Tensione e përplasje në protestat në Paris, dhjetëra mijëra në sheshet e vendit

Nga e njejta kategori
Uncategorized

Protestuesit qëllojnë me llastiqe drejt Kryeministrisë, te sofra e gurtë e dialogut vendosët pankarta ‘Fundi jua po vjen’

Uncategorized

The Atlantic: Pentagoni shkarkon gjeneralin që drejtonte planifikimin strategjik, Trump paralajmëron një ‘Tërbim epik 2”

Uncategorized

Olsi Shahini largohet nga drejtimi i konviktit Nr. 1, emërohet Glindxhet Madhi

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.