Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Berisha bën thirrje për protestë: Të gjithë nesër përpara Universitetit
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetPolitike

Berisha bën thirrje për protestë: Të gjithë nesër përpara Universitetit

SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së nesërme, në orën 10:00, përpara Universitetit.

Në një videomesazh, Berisha akuzoi qeverinë për dhunën ndaj studentëve dhe të rinjve, duke deklaruar se ata “u ngritën si feniksi nga hiri”, ndërsa u kërkoi qytetarëve të mos i lënë vetëm në protestën e tyre.

VIDEO MESAZHI:

Ky mesazh i drejtohet çdo shqiptari. Prej një jave, Tirana po përjeton terrorin e kuq që Shqipëria nuk e njihte më që nga ditët e zeza të regjimit komunist. Prej një jave, fëmijët shqiptarë, nën moshë, gjimnazistë dhe studentë po dhunohen barbarisht nga grupe narko-kriminelësh me uniformë. Prej një jave, mbi 2 mijë vajza, djem, gjimnazistë, të mitur, studentë, janë dhunuar egërsisht, ndaluar apo arrestuar dhe kanë mbushur paraburgimet e vendit nga burgu famëzi i Burrelit gjer në burgun e Beratit. Prej një jave, kemi parë disproporcion të madh ndaj reagimeve në vetëmbrojtje të studentëve kundër shkopinjve të gomës që thyejnë kockat e tyre të njoma, gazit helmues që është ngritur si një re e zezë mbi qiellin e Tiranës dhe çdo ditë po mbyt jo vetëm studentët dhe gjimnazistët, por dhe shtëpitë dhe banorët e tyre në Tiranë. Plumbave të gomës që lëshohen në breshëri, me pamëshirë, në shkelje të plotë të ligjit, ndaj studentëve, gazetarëve, por edhe qytetarëve, dhe që në fakt kanë çarë kafkat e tyre. Edi Rama, për të shpëtuar lëkurën e tij, shpalosi dje platformën kriminale të terrorit të kuq. Bazuar në mercenarë, vrasës serialë të paguar 2500 euro, bazuar në mercenarë dhe vrasës serialë të importuar nga jashtë dhe në mjete të teknologjisë së terrorit. Por, protesta e sotme e mijëra e mijëra asistentëve, pedagogëve dhe profesorëve të universiteteve në mbështetje të studentëve të tyre, përmbysi platformën e terrorit të kuq të Edi Ramës. Kjo që po shohim është fundi i merituar i Edvin Kristaq Xhelatit. Edi Rama, pasi nxiu jetën 13 vite shqiptarëve me vjedhjen kolosale të fondeve dhe pasurive publike, me arrogancën, përçmimin, me krimin, drogën, me bllokimin e rotacionit politik dhe farsat elektorale, vendosi që deri në fund të tij, t’i krijojë kosto të rënda Shqipërisë. Ai kërkon të mbrojë me çdo çmim lëkurën, krimet, paratë e tij, mirëpo studentët dhe të rinjtë heroikë nuk bëjnë pas. Ata së bashku me pedagogët e tyre, prapë sot dolën në sheshin e mejdanit, asgjësuan platformën e terrorit të kuq të Edvin Kristaq Kolekës. Por çdo qytetar shqiptar duhet të kuptojë se sot ka një përgjegjësi. Qytetarët shqiptarë të të gjitha bindjeve politike, por dhe ata të paparti, nuk duhet të harrojnë se prej 13 vitesh keni ngritur zërin, keni kërkuar që të rinjtë të ngrihen kundër të keqes që ka kapluar vendin. Keni kërkuar prej tyre të marrin fatin e tyre në dorë. Studentët, gjimnazistët, të rinjtë janë ngritur si feniksi nga hiri. Ata po e bëjnë detyrën e tyre. Tani është radha juaj. Shumica shqiptare që prej një jave mbështet në heshtje, me të gjithë shpirt studentët, duhet të vrasë frikën dhe të zbresë së bashku me ta në sheshin e mejdanit. Ata studentë sot janë drita e shpresës për Shqipërinë, prandaj ftoj çdo qytetar të dëgjojë thellë në ndërgjegjen e tij thirrjen më sublime që qenia njerëzore mund të ndjejë, thirrjen e të rinjve, thirrjen e kombit. Çdo ditë që Edi Rama nuk jep dorëheqjen, Shqipëria ka një kosto më të lartë, por çdo ditë që ti nuk bashkohesh me studentët, Edi Rama zgjat fundin e tij të pashmangshëm. Ndaj dhe dil sot, në mbështetje të atyre të rinjve, që Edi Rama u ka vjedhur gjithçka, por ende nuk e kanë braktisur dhe duan të bëjnë Shqipërinë sipas projektit të ëndrrave të tyre rinore. Ende kanë shpresë të bëjnë Shqipërinë. Ata po luftojnë për të ardhmen e tyre, ata po luftojnë për ty. Mos t’i lëmë ata vetëm që të bëjnë betejën e të gjithë shqiptarëve. Të gjithë me të rinjtë, të gjithë tek ata nesër në ora 10:00 para universitetit, gjer në fitore. Zoti ju bekoftë!

TAGGED:protestasali berisha
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Elsa Lila në zi për humbjen e dajës, Saimir Vishaj: Nuk e mendoja kurrë se do të ndaja këtë lajm

Zgjedhjet amerikane arrijnë deri në hapësirë, tre astronautë amerikanë hedhin votën nga hapësira

Jasir Asani protagonist absolut në Champions-in aziatik, gol dhe vlerësimi si më i miri i ndeshjes

Zgjedhjet në SHBA/ Një kongresmene demokrate mbështet kandidatin republikan për Senatin në Miçigan, Trump e përshëndet

Ministri i Transportit i Spanjës jep dorëheqjen gjashtë ditë pas aksidentit tragjik hekurudhor me 69 viktima

Nga e njejta kategori
Bota

Trump bën deklaratën e pazakontë: Nëse amerikanët lodhen nga unë, do shkoj të bëhem kryeministër i Izraelit

Bota

Defektet teknike ‘paralizojnë’ votimin në SHBA, probleme në Florida dhe Nju Jork

Showbiz

Merr fund martesa e Angela Martinit, modelja shqiptare konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • sali berisha
  • donald trump
  • horoskopi
  • zgjedhje
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.