Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Arrestimi i Vlora Hysenit ndez debate në Komisionin e Ligjeve. Opozita: Ka rënë shteti!
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
PolitikeUncategorized

Arrestimi i Vlora Hysenit ndez debate në Komisionin e Ligjeve. Opozita: Ka rënë shteti!

SHARE

Debati për reformën territoriale është shoqëruar me përplasje të forta në Komisionin e Ligjeve, pas lajmit për masën e ‘arrestit shtëpiak’ të dhënë nga SPAK pët kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.Kjo e fundit u pezulla dhe nga detyra.

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi kërkoi që Kuvendi të mblidhet për të diskutuar situatën e krijuar pas arrestimit të drejtuesit të SHISH. Sipas tij, bëhet fjalë për një zhvillim që prek drejtpërdrejt sigurinë kombëtare dhe kërkon reagim institucional të Parlamentit.

“Parlamenti duhet të mblidhet pas arrestimit të kreut të SHISH”, deklaroi Bylykbashi, duke e cilësuar situatën si tepër të rëndë. Ai vijoi me kritikat ndaj institucioneve shtetërore, duke thënë se “janë infektuar të gjitha qelizat e shtetit” dhe se “shteti është i krimbur”.

Nga mazhoranca, kreu i komisionit, Ulsi Manja kërkoi që Komisioni të vijojë me rendin e ditës dhe të shqyrtojë projektligjin për reformën territoriale.“Duhet të ecim me rendin e ditës. Projektligji është i rëndësishëm”, u shpreh Manja, ndërsa theksoi se veprimet e SPAK janë pjesë e funksionimit të institucioneve në një shtet demokratik. Edhe deputeti i PD-së Saimir Korreshi kundërshtoi vijimin normal të mbledhjes, duke ngritur pikëpyetje mbi prioritetet e institucioneve në një situatë që ai e lidhi me sigurinë kombëtare. “A ka prioritete ky shtet kur bie siguria kombëtare?”, pyeti Korreshi.

Ai iu drejtua gjithashtu mazhorancës me pyetjen nëse kishte dijeni për vendndodhjen e Presidentit Bajram Begaj, duke thënë: “Bajram Begaj, dini gjë ku është?”.Korreshi kritikoi edhe mënyrën se si po trajtohej reforma territoriale, duke pretenduar se vendimmarrja për të ishte bërë më herët dhe se diskutimi në Komision ishte i panevojshëm.

Lexo gjithashtu

Berisha: KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, Rama është bërë mburojë për korrupsionin
Greqi/ Dy avionë të Aegean Airlines alarmohen për bomba, pasagjerët evakuohen pas uljes
Rama diskuton me socialistët mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme, ja data në shqyrtim
Rama komenton për herë të parë akuzat e Veliajt: Po aq të rëndësishme sa zhurmat e makinave në bulevard

Duke iu rikthyer arrestimit të kreut të SHISH, Korreshi e cilësoi situatën si një zhvillim jashtëzakonisht të rëndë. “Arresti për kreun e SHISH, ka rënë shteti sot, o bosa, e dini apo jo?”, u shpreh deputeti gjatë debatit. Mbledhja e Komisionit të Ligjeve vijoi mes përplasjeve politike, ndërsa në rendin e ditës ishte prezantimi dhe shqyrtimi i projektligjit për reformën territoriale.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Nuk ka ndodhur vetëm me Trump/ Obama e Clinton humbën më shumë vende në zgjedhjet e mesmandatit në 94-ën e 2010-ën

Zbulohet papirusi 1.600-vjeçar që mund të rrëfejë një episod të panjohur të jetës së Jezusit

‘Kundër 3 VKM-ve’/ Një përfaqësi e studentëve dërgon në Kushtetuese vendimet e qeverisë që pengojnë grumbullimet para institucioneve

Kaos në futbollin brazilian/ 53 kartonë të kuq pas përleshjes në gjysmëfinalen U-20

E qëlluan me pistoletë pas shpine dhe më pas me sëpatë në kokë, zbardhen detaje tronditëse nga vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë

Nga e njejta kategori
Aktualitet Kryesore

Ambasadorja e BE-së: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend

Aktualitet Politike

Rama: Integrimi në BE duhet të garantojë për shqiptarët një jetë më të mirë, me standarde europiane

Aktualitet Kryesore

Rama: Shqipëria në kilometrin e fundit të negociatave me BE-në, progresraporti më i mirë deri më tani

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • moti
  • erion veliaj
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.