Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Ali Ahmeti del me mesazh të fortë për protestat: Shqipëria është atdheu i të gjithëve
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetKryesore

Ali Ahmeti del me mesazh të fortë për protestat: Shqipëria është atdheu i të gjithëve

SHARE

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit dhe protestat në Tiranë, duke bërë thirrje për maturi politike, dialog dhe përgjegjësi të përbashkët për tejkalimin e situatës.

Në mesazhin e tij, Ahmeti shprehet se Shqipëria po përballet me një moment delikat, që kërkon reflektim nga e gjithë klasa politike, duke lënë mënjanë interesat partiake në funksion të interesit të qytetarëve dhe stabilitetit të vendit.

Ai thekson se situata duhet të zgjidhet përmes dialogut dhe veprimeve të përgjegjshme, në mënyrë që të mos cenohet më tej besimi te institucionet, siguria e qytetarëve dhe funksionimi demokratik i shtetit.

“Shqipëria nuk është pronë e askujt, por atdheu i të gjithëve”, shprehet Ahmeti, duke nënvizuar se përgjegjësia për tejkalimin e krizës u takon të gjithë aktorëve politikë dhe shoqërorë.

Thirrje studentëve për protesta paqësore

Lexo gjithashtu

Takimi i ministrit Gogu me Veliajn, avokati: Erioni më dorëzoi sot shënimet, i publikojmë shpejt
Shpërthimi tronditës në pallatin në Elbasan, humb jetën 83-vjeçari, disa të asfiksuar. Ndërhyjnë zjarrfikësit, evakuohen banorët
‘U sulmua nga ariu’/ Zbardhet ngjarja në Bulqizë, policia: 61-vjeçari u vra me armë e thikë nga gruaja dhe djali i tij
Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shembet një pjesë e mureve

Në reagimin e tij, Ahmeti u drejtohet gjithashtu studentëve dhe protestuesve, duke i ftuar që kërkesat e tyre t’i shprehin me dinjitet dhe të mos lejojnë që tensionet apo përplasjet të largojnë vëmendjen nga mesazhi i protestës.

Ai dënon shkatërrimin e pronës, duke kujtuar se pas çdo biznesi qëndrojnë puna, mundi dhe sakrifica e njerëzve. Sipas tij, forca e një proteste qëndron te qartësia e kërkesave, këmbëngulja qytetare dhe respektimi i parimeve demokratike.

Nga ana tjetër, kreu i BDI-së nënvizon se institucionet shtetërore kanë përgjegjësinë të garantojnë rendin, sigurinë dhe dinjitetin e qytetarëve, duke vepruar me paanshmëri, profesionalizëm dhe respekt për të drejtat themelore.

Ahmeti thekson se asnjë formë dhune, pavarësisht se nga cila palë vjen, nuk mund të jetë zgjidhje për krizën, ndërsa përplasjet duhet t’ia lënë vendin komunikimit dhe dialogut.

“Kjo është koha për reflektim të gjerë”

Duke iu referuar aspiratës së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian, Ahmeti thekson rëndësinë e respektimit të demokracisë, sundimit të ligjit, institucioneve dhe të drejtave të qytetarëve.

Ai u bën thirrje drejtuesve politikë që të tregojnë përgjegjësi dhe të krijojnë ura komunikimi, duke vendosur interesin e vendit mbi ndasitë politike.

Në përfundim, Ahmeti apelon për bashkim dhe përgjegjësi mbarëkombëtare, duke theksuar se Shqipëria ka nevojë për zgjidhje konkrete që minimizojnë pasojat për qytetarët dhe institucionet.

“Le të mbizotërojnë dialogu mbi përplasjen dhe e ardhmja e Shqipërisë mbi çdo gjë tjetër”, është mesazhi përmbyllës i reagimit të tij.

TAGGED:ali ahmetiprotestat
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Detajet e reja/ Tragjedi gjatë gjuetisë në Bulqizë, 29-vjeçari qëllohet për vdekje aksidentalisht

Komisioni Europian fut në raport edhe protestat: Duhet dialog konstruktiv mes palëve

Të shtëna me armë në Bulqizë, plagoset një person

Rama për progres raportin e BE-së: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë më parë

‘E kthyet selinë e PD si magazinë molotovi’/ Përplasje në komision për protestën, Tabaku: U thyen kockat të rinjve ( largohet nga mbledhja)

Nga e njejta kategori
Aktualitet

GJKKO lë në fuqi arrestin në shtëpi për ish-drejtuesen e SHISH-it Vlora Hyseni

Aktualitet Kryesore

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë, por kërkon rezultate konkrete kundër korrupsionit

Aktualitet

Për të 23-ën ditë radhazi, studentët protestojnë në Tiranë

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.