Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Aksident i rëndë hekurudhor në Spanjë, përplasen dy trena të shpejtësisë së lartë, raportohen dhjetëra të vdekur
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
BotaKryesorePërtej

Aksident i rëndë hekurudhor në Spanjë, përplasen dy trena të shpejtësisë së lartë, raportohen dhjetëra të vdekur

SHARE

Një aksident i rëndë hekurudhor është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në Spanjë, ku dy trena pasagjerësh janë përplasur pranë stacionit të Urda-s, në provincën e Toledos. Sipas raportimeve të fundit, nga aksidenti raportohet të kenë humbur jetën dhjetëra persona, ndërsa numri i të plagosurve dhe përmasat e plota të tragjedisë mbeten ende për t’u përcaktuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:54, në linjën hekurudhore të shpejtësisë së lartë që lidh Madridin me Andaluzinë. Në aksident janë përfshirë një tren AVE i kompanisë shtetërore Renfe dhe një tren i kompanisë private Iryo. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë nga pas, ndërsa rrethanat e sakta që çuan në aksident nuk janë bërë ende të ditura.

View this post on Instagram

Një nga pasojat më të rënda të aksidentit është dalja e dy vagonëve nga shinat, të cilët kanë përfunduar në një terren të pjerrët pranë hekurudhës. Situata ka vështirësuar ndërhyrjen dhe ka kërkuar angazhimin e një numri të madh forcash të emergjencës për të ndihmuar pasagjerët e bllokuar dhe për të transportuar të plagosurit drejt spitaleve.

Në vendngjarje janë angazhuar zjarrfikës, ekipe të Mbrojtjes Civile dhe personel mjekësor. Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, në operacionin e shpëtimit janë përfshirë tre helikopterë mjekësorë dhe dy njësi të lëvizshme të kujdesit intensiv. Autoritetet rajonale kanë aktivizuar gjithashtu planin e emergjencës për të koordinuar ndërhyrjen dhe përballimin e pasojave të aksidentit.

Për shkak të përplasjes, qarkullimi i trenave të shpejtësisë së lartë në linjën Madrid–Andaluzia është pezulluar. Kompania ADIF, përgjegjëse për infrastrukturën hekurudhore në Spanjë, ka konfirmuar ndërprerjen e trafikut, ndërsa kompanitë hekurudhore po përballen me ndërprerje të shërbimeve në këtë korridor të rëndësishëm transporti.

Lexo gjithashtu

Marta Kos: Mali i Zi mund të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028
Progres-raporti, Marta Kos: Shqipëria ka bërë përparim në negociatat me BE-në
Qeveria shtyn sërish hapjen e basteve online, Malaj: Po rishikojmë ligjin
Gjermania, vendi jomysliman me numrin më të madh të myslimanëve, përballet me sfidën e integrimit
TAGGED:aksident hekurudhorspanjeviktima
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Për të 23-ën ditë radhazi, studentët protestojnë në Tiranë

Banka franceze e gjakut është goditur nga një sulm kibernetik, sistemet e frigoriferëve programohen në 110°C

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës, ja sa do të kushtojë një litër

Tragjedi në Itali/ Humb jetën 61-vjeçari shqiptar, u zu poshtë nga një portë gjatë punimeve

Paralajmërimi i hershëm i zv.presidentit Vance: Disa zyrtarë izraelitë po përpiqen të zgjasin luftën me Iranin

Nga e njejta kategori
Bota Ekonomi

Pas fitores së demokratëve në SHBA, rritet çmimi i arit dhe argjendit

Aktualitet Kryesore

EKSKLUZIVE/ Ndryshon skenari, studentët vendosin të protestojnë dy herë në javë! Pedagogët tërhiqen pjesërisht nga bojkoti

Aktualitet Kryesore

Gjobiten protestuesit me nga 5 mijë lekë të rinj, policia: Bllokuan qarkullimin në rrugë

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.