Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ka nisur me kërkesën e kryeministrit Edi Rama për ndërprerjen e transmetimit. Kreu i PS-së ka shprehur dëshirën që disa mesazhe t’i përcjellë vetëm përpara anëtarëve të Asamblesë, pa praninë e publikut.
“Dua të ndaj disa fjalë vetëm me Asamblenë, me familjen time politike”, mësohet të ketë thënë Rama përpara se transmetimi të ndërpritej.
Takimi zhvillohet në një periudhë kur në radhët e socialistëve po diskutohen çështje që lidhen me drejtimin dhe organizimin e partisë, si dhe përplasjet e brendshme. Në këtë kuadër është edhe kërkesa e Erion Veliajt për shqyrtimin e përgjegjësisë politike të Ramës dhe aktivizimin e procedurës statutore për mocionin e mosbesimit.
Një tjetër çështje në rendin e ditës pritet të jetë përgatitja për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Diskutimet pritet të përfshijnë përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë dhe organizimin e strukturave të PS-së në prag të zgjedhjeve.