Për dekada me radhë, suksesi profesional është matur me orët e gjata në punë, sakrificat dhe gatishmërinë për të vënë karrierën mbi gjithçka tjetër. Por kjo filozofi duket se po ndryshon.
Një brez i ri, Gen Z, po sfidon rregullat tradicionale të tregut të punës, duke kërkuar më shumë liri, fleksibilitet dhe kohë për jetën personale. Fenomene si “Great Resignation” dhe “Quiet Quitting” janë shenja të një ndryshimi më të thellë në marrëdhënien e njerëzve me punën.
Në një analizë të tij, krijuesi i përmbajtjes financiare Andrei Jikh shpjegon se si pandemia, ndryshimet ekonomike dhe një transformim në mentalitetin shoqëror kanë përmbysur një nga bindjet më të vjetra të shoqërisë: të jetosh për të punuar.
Tashmë, parimi duket se është kthyer në të kundërt: të punosh për të jetuar!
Nga Andrei Jikh*
Gjithmonë më kanë mësuar se, nëse je i zoti në diçka, nuk duhet ta bësh kurrë falas.
Prandaj nuk arrita kurrë të fitoja para si magjistar.
Të rinjtë e Gjeneratës Z që kërkojnë punë duhet të jenë të gatshëm të punojnë pa pagesë, të bëjnë orë të gjata pune dhe të pranojnë të bëjnë gjithçka.
Në kohën time, kjo quhej vullnetarizëm.
Të dhënat tregojnë se në vitin 2021, deri në 47 milionë njerëz lanë vendet e tyre të punës.
Ky ishte numri më i lartë i regjistruar deri atëherë, por viti 2022 e tejkaloi këtë rekord dhe u bë i njohur si viti i ‘Dorëheqjes së Madhe’ (Great Resignation), kur mbi 50 milionë amerikanë u larguan nga puna.
Më pas, në vitin 2023, erdhi një tjetër valë largimesh nga puna, e cila u bë e njohur si ‘Dorëheqja e Heshtur’ (Quiet Quitting).Dhe nuk ishin vetëm punonjësit e zakonshëm që po largoheshin nga puna. Edhe drejtuesit ekzekutivë të kompanive, CEO-t, po jepnin dorëheqjen.
Në fakt, largimi nga puna u bë aq popullor, por më pas ekonomia globale u mbyll dhe gjithçka u vu në vendnumëro.
Qeveritë u përpoqën të na shpëtonin duke hedhur në qarkullim triliona dollarë.
Dhe pikërisht në atë moment ndodhi një ndryshim në mënyrën se si nisëm ta shihnim jo vetëm punën, por edhe vetë jetën.
Kaluam nga një mënyrë jetese ku jetonim për të punuar, në një tjetër ku punojmë për të jetuar.
Dhe mendoj se do të shohim gjithnjë e më shumë histori të tilla, me gjithnjë e më shumë njerëz që duan të lënë punën e tyre…”.