Një këmbësor 81-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Durrës, pasi dyshohet se është përplasur nga një automjet i drejtuar nga një 26-vjeçare.
Aksidenti tragjik është regjistruar rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14 të qytetit bregdetar.
Sipas të dhënave paraprake të Policisë, drejtuesja e automjetit, shtetasja me inicialet K. Gj., ka aksidentuar të moshuarin B. Z.
Për shkak të plagëve të marra nga përplasja, 81-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve dhe ka ndërruar jetë.
Pas ngjarjes, 26-vjeçarja është shoqëruar në ambientet e Policisë, ku po kryhen veprimet e nevojshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e dinamikës së aksidentit.