Protestuesit janë grumbulluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë godinës së Kryeministrisë.
Disa të rinj me fytyra të maskuara kanë nisur të shkulin pllakat e bulevardit duke qëlluar herë pas here në drejtim të efektivëve të policisë të pozicionuar në oborrin e Kryeministrisë.
Ndërkohë, efektivët e policisë u kanë bërë thirrje protestuesve përmes autoparlantëve që të ndalojnë hedhjen e gurëve në drejtim të tyre.
Sakaq vetëm pak minuta më parë në bulevard janë shfaqur autoblindat e reja që kanë marrë forcat e policisë të cilatr kanë dalë në bulevard.