Protesta kombëtare është zhvendosur para Kryeministrisë, ndërsa protestuesit kanë sulmuar me molotov godinën e qeverisë.
Në hyrje të Kryeministrisë është hedhur molotov, ndërkohë policia është shpërndarë.

Nga tarracat e Kuvendit dhe Kryeministrisë, disa punonjës policie kanë fotografuar protestuesit. Në reagim të rinjtë përdorën lazerin, për të shmangur kështu fotografimet.