Ndërsa protestuesit me maska janë shpërndar në të katër anët e Unazës, policia ka nisur të shpërndajë edhe proetstuesit e tjerë të cilët ishin të qetë e nuk po kryenin akte të dhunshme.
Policia u ka kërkuar protestuesve të shkojnë drejt rrugës Myslym Shyri për të zbrazur bulevardin por ka hasur në kundërshtinë e protestuesve. Këta të fundit njëzëri u kanë kërkuar policëve që të shkojnë e të arrestojnë kryeministrin.