Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Rolando Maran, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të grupit C1 në Ligën e Kombeve, ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë.
Tekniku i kuqezinjve ka ruajtur pjesën më të madhe të grupit të futbollistëve të grumbulluar në muajin shtator. Megjithatë, lista e re shoqërohet edhe me disa mungesa të rëndësishme.
Strakosha dhe Broja nuk janë përfshirë në listë për shkak të problemeve fizike. Jashtë grumbullimit kanë mbetur edhe Mehmeti, Kumbulla dhe Kerjota, të cilët ishin pjesë e skuadrës në ndeshjet e mëparshme.
Ndërkohë, Bajrami dhe Asani vijojnë të mos jenë në planet e trajnerit.
Risia e këtij grumbullimi është Ysni Ismaili, futbollisti i Dinamos, i cili pritet të jetë një alternativë për krahun e djathtë të mbrojtjes.
Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar
Portierë:
- Etrit Berisha
- Mario Dajsinani
- Alen Sherri
Mbrojtës:
- Arlind Ajeti
- Naser Aliji
- Mario Mitaj
- Elseid Hysaj
- Berat Gjimshiti
- Klisman Cake
- Stavro Pilo
- Ardian Ismajli
- Samuele Sina
- Ysni Ismaili
Mesfushorë:
- Kristjan Asllani
- Juljan Shehu
- Qazim Laçi
- Ylber Ramadani
- Taulant Seferi
- Luis Hasa
- Feta Fetai
- Klevi Qefalija
- Ernest Muçi
- Arbër Hoxha
Sulmues:
- Myrto Uzuni
- Mirlind Daku
- Kristian Shpendi
- Rei Manaj