Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Ilir Meta reagon për progresraportin e BE-së: Nuk ka integrim me korrupsionin dhe kapjen e shtetit
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetPolitike

Ilir Meta reagon për progresraportin e BE-së: Nuk ka integrim me korrupsionin dhe kapjen e shtetit

SHARE

Ish-presidenti Ilir Meta, i cili prej më shumë se dy vitesh ndodhet në paraburgim me kërkesë të SPAK-ut, ka reaguar lidhur me progresraportin e Bashkimit Evropian për Shqipërinë, duke akuzuar qeverinë e Edi Ramës për korrupsion, kapje të institucioneve dhe mungesë përparimi në procesin e integrimit evropian.

Përmes një reagimi, Meta u ndal te fondet e parashikuara nga Plani i Rritjes së BE-së, duke iu referuar të dhënave të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH). Sipas Metës, nga 922 milionë eurot e parashikuara për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së, deri në fund të vitit 2025 vendi kishte përfituar vetëm 76.2 milionë euro mbështetje buxhetore.

Meta iu referua edhe gjetjeve të progresraportit të Komisionit Evropian, duke përmendur korrupsionin sistemik, kapjen e institucioneve, mungesën e rezultateve në luftën kundër korrupsionit, problemet me pavarësinë e drejtësisë dhe presionin ndaj medias.

Në vijim të reagimit, ish-presidenti akuzoi kryeministrin Rama se po përpiqet t’i paraqesë vonesat dhe dështimet si arritje, përmes asaj që ai e cilësoi si propagandë dhe lobim të korruptuar.

Meta pretendoi se asnjë nga nëntë kushtet e Bundestagut gjerman të vitit 2019 nuk është përmbushur dhe se situata e krijuar ka ndikuar në largimin e një numri të madh shqiptarësh drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Lexo gjithashtu

Apeli dënon me 12 vite e 8 muaj burg Ilir Beqarajn për vrasjen e Gentian Bejtjes
‘Fol me Kryeministrin”, Rama prezanton platformën e re të komunikimit: Gati për dialog
Bisedimet për Ukrainën, Kushner prezanton planin me pesë pika për sigurinë në Evropë
Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit

Postimi i plotë:

Nuk ka Europë dhe Regres-Raport, që mbulon korrupsionin dhe kapjen totale të shtetit nga Edi Rama.

Nga 922 milionë euro të parashikuara nga Plani i Rritjes së BE-së, Shqipëria, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka përfituar deri në fund të vitit 2025 vetëm 76.2 milionë euro mbështetje buxhetore.

Për 228.47 milionë eurot e destinuara për investime, disbursimi ishte ZERO sepse Edi Rama jo vetëm nuk ka përmbushur reformat por ka një administratë totalisht patronazhiste.

Edhe vetë Komisioni Europian evidenton korrupsionin sistemik, kapjen e institucioneve, mungesën e rezultateve në luftën kundër korrupsionit, problemet me pavarësinë e drejtësisë, presionin ndaj medias dhe degradimin e shtetit të së drejtës.

Edi Rama kërkon të integrojë Shqipërinë në Europë përmes lobimeve të korruptuara, paraqitjes së dështimeve si suksese, të zvarritjeve si arritje, dhe me të njëjtat mekanizma me të cilët ka kapur shtetin, korrupsionin, klientelizmin, propagandën dhe pandëshkueshmërinë!

Nuk ka Regres-Raport, që fsheh Narkoshtetin, që ka krijuar në zemër të Europës dhe që përbën një kërcënim, jo vetëm për sigurinë tonë kombëtare dhe rajonale, por edhe për vetë kontinentin.

Asnjë standard nuk është plotësuar nga 9 kushtet e Bundestagut të vitit 2019, asnjë standard nuk është përmirësuar.

Të keqpërdorësh luftën në Ukrainë dhe interesin strategjik të BE për të përshpejtuar zgjerimin nuk ndihmon njeri, sepse ngaqë nuk janë përmbushur ato 9 kushte të Bundestagut, mbi 800 mijë shqiptarë janë detyruar të jetojnë në Europë duke u larguar nga sytë-këmbët nga vendi i tyre.

Ndaj Lëvizja Studentore mund të jetë fuqia kryesore për të zhbllokuar integrimin europan dhe për t’u ndarë me shtetin e dështuar të Edi Ramës.

Askush nuk çuditet, që pengmarrësi kryesor i integrimit të Shqipërisë, që nga bllokimi me alibinë e Qarkut të Fierit, të vetëshpallet si i vetmi garant i këtij procesi.

Po kështu, të vetëshpallet edhe si njeriu që e ka çuar flamurin e Shqipërisë atje ku nuk ka qenë kurrë, dhe në fakt këtu ai nuk gënjen sepse është i vetmi që e ka çuar flamurin e Shqipërisë në ARUBA dhe këtë më mirë se çdo gjë e tregon rënia në pikiatë e kursit të euros nga narko-euro.

Europa nuk mund të jetë vetëm euro dhe për më tepër narko-euro për aq kohë sa Kriteret e Kopenhagenit nuk janë shfuqizuar ende.

TAGGED:ilir metaraport
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Ambasadorja e Holandës: Jemi të shokuar nga dhuna në protesta

Pas tre orësh në SPAK, Ardit Gjebrea: S’flas dot për shkak të sekretit hetimor, prokurorët ishin miqësorë

Çështja civile që përfshin Bill Gates në Holandë, avokati i arrestuar në 2025 del nga mbikëqyrja elektronike

Rama: Inspektorët do të pajisen me kamera në trup, kontrollet e befasishme duhet të marrin fund

Zgjedhjet në SHBA, pretendime për manipulim: 2 100 qarqe lëvizën drejt demokratëve, çfarë tregojnë shifrat?

Nga e njejta kategori
Aktualitet Politike

Berisha u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës: Nesër të gjithë me studentët

Kryesore Sport

Maran shpall listën e Kombëtares për ndeshjet ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë, ftohet mbrojtësi i Dinamos

Aktualitet Kryesore

Tragjedi në Vlorë! Humb jetën nga rryma elektrike 45-vjeçari gjatë punës në nënstacionin e Koculit (EMRI)

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • rusia
  • kryeministria
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.