Policia e Tiranës ka vendosur 31 masa administrative me nga 5 mijë lekë secila ndaj personave që bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Sipas njoftimit të Policisë, masat janë marrë në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1.
Procesverbalet janë plotësuar për personat që, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të efektivëve përmes megafonit, kanë vijuar të bllokojnë rrugën dhe të pengojnë lëvizjen e mjeteve të transportit. Për secilin prej tyre është vendosur gjobë në vlerën 5 mijë lekë.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për dy shtetasit me inicialet D. G. dhe E. L. Sipas Policisë, ata nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të paraqitur dokumentet e identifikimit gjatë tubimit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, gjatë tubimit të djeshëm, vendosen 31 masa administrative.
Procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë.
Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 31 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shtetas që kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit.
Për secilin prej këtyre shtetasve është vendosur masa administrative gjobë në vlerën 5 000 lekë.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit D. G. dhe E. L., pasi dje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të paraqitur dokumentet e identifikimit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.