Një grup protestuesish janë rikthyer sërish pranë Bulevardit në Tiranë, ndërsa policia ka hedhur disa gaz lotsjellës në përpjekje për të menaxhuar situatën.
Ndërkohë një situatë e rrezikshme është shfaqur pranë selisë së PS-së ku janë hedhur masivisht motolovë pranë sja, gjë e cila ka prekur fillimnisht edhe ministrinë e mjedisit e cila ka pasur flakë brenda saj.

Përplasje të forta janë regjistruar pranë Piramidës në Tiranë, ku një grup të rinjsh ka hedhur fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të efektivëve të Policisë.

Më herët, protestuesit u grumbulluan në lulishten e sheshit “Skënderbej”, pranë institucioneve shtetërore dhe në kryqëzimin e “21 Dhjetorit”, ku u raportua për djegie koshash mbeturinash dhe bllokim të qarkullimi