Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Breshëria e plumbave në Mat, kush ishte shënjestër e atentatit! “Golf-i” i autorëve i vjedhur në Elbasan
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Uncategorized

Breshëria e plumbave në Mat, kush ishte shënjestër e atentatit! “Golf-i” i autorëve i vjedhur në Elbasan

SHARE

Breshëri armësh në mes të natës dhe një makinë e djegur vetëm dy kilometra larg.

Kjo është skema e një ngjarjeje të rëndë të ndodhur në fshatin Urakë të Matit, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë drejt një automjeti të parkuar pranë një banese në pronësi të bashkëshortes së Arben Lleshit.

Dyshohet se atentati ka qenë një mesazh kërcënues për Lleshin, i cili prej vitesh jeton jashtë vendit. Për fat të mirë, në automjet nuk ka pasur persona, ndërsa nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Rreth dy kilometra larg vendit të ngjarjes, në aksin Burrel-Rrëshen, policia gjeti të përfshirë nga flakët një automjet tip Golf, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët për kryerjen e atentatit dhe më pas është djegur për të zhdukur gjurmët.

Brenda tij, policia gjeti dy armë zjarri automatike, të cilat besohet se janë përdorur në sulmin me armë. Nga verifikimet e para ka rezultuar se Golf-i ishte raportuar i vjedhur në Elbasan.

Lexo gjithashtu

Greqi/ Dy avionë të Aegean Airlines alarmohen për bomba, pasagjerët evakuohen pas uljes
Jasir Asani protagonist absolut në Champions-in aziatik, gol dhe vlerësimi si më i miri i ndeshjes
Mbyllet një epokë/ Listat e Kombëtareve të Brazilit dhe Argjentinës, pa Neymar dhe Messin
Ambasadorja e BE takim me kreun e grupit të PD: Diskutuam për integrimin, reformat e Kuvendin

Pas ngjarjes, policia ka ngritur grupe kontrolli në akset nacionale, ndërsa hetuesit po kqyrin kamerat e sigurisë në banesat dhe bizneset e zonës, me shpresën për të rindërtuar lëvizjet e autorëve para dhe pas të shtënave.

Një nga pistat kryesore të hetimit lidhet me Arben Lleshin, i cili jeton në disa shteteve të Europës. Hetuesit po verifikojnë nëse sulmi ndaj automjetit të parkuar pranë banesës ka lidhje me të dhe nëse bëhet fjalë për një konflikt të mëparshëm.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Revolucion në tregun e punës në Serbi? Studentët propozojnë javën katërditore pa ulje page

Supersfida e së dielës, Atletico Madrid dhe Barcelona përplasen për kreun e La Ligës

Arrestohet nga FBI babai i Meghan Markle, dyshohet për posedim të materialeve të abuzimit me fëmijë

Mesazh personal nga Khamenei për Putinin, Moska dhe Teherani diskutojnë gazsjellësin strategjik

E rëndë në Gjermani/ Avioni shpërthen në ajër dhe rrëzohet në zonë të banuar. Raportohet për viktima e të plagosur

Nga e njejta kategori
Uncategorized

Protestuesit qëllojnë me llastiqe drejt Kryeministrisë, te sofra e gurtë e dialogut vendosët pankarta ‘Fundi jua po vjen’

Uncategorized

The Atlantic: Pentagoni shkarkon gjeneralin që drejtonte planifikimin strategjik, Trump paralajmëron një ‘Tërbim epik 2”

Uncategorized

Olsi Shahini largohet nga drejtimi i konviktit Nr. 1, emërohet Glindxhet Madhi

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • rusia
  • moti
  • erion veliaj
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.