Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Rast tronditës në Evropë! Kuajt e garave të droguar përfunduan në thertore, mishi i tyre në treg
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Bota

Rast tronditës në Evropë! Kuajt e garave të droguar përfunduan në thertore, mishi i tyre në treg

SHARE

Autoritetet europiane kanë zhvilluar një operacion në katër vende kundër një rrjeti që dyshohet se shiste kuaj garash për therje, duke përdorur dokumente të falsifikuara.

Sipas Europol, rreth 200 hetues morën pjesë në aksionet e zhvilluara në Irlandë, Francë, Holandë dhe Belgjikë, ndërsa më shumë se 1,000 kuaj u kontrolluan gjatë hetimeve dhe disa prej tyre u sekuestruan.

Hetuesit dyshojnë se personat e përfshirë në rrjet përdornin dokumente të falsifikuara dhe manipulonin në mënyrë të paligjshme mikroçipat e kuajve, në mënyrë që kafshët e tërhequra nga garat të klasifikoheshin si të përshtatshme për therje.

Autoritetet kanë ngritur shqetësime për faktin se shumë prej kuajve kishin marrë më parë medikamente dhe, për këtë arsye, nuk ishin të autorizuar për konsum njerëzor.

Lexo gjithashtu

Mesazh personal nga Khamenei për Putinin, Moska dhe Teherani diskutojnë gazsjellësin strategjik
E rëndë në Gjermani/ Avioni shpërthen në ajër dhe rrëzohet në zonë të banuar. Raportohet për viktima e të plagosur
I riu shqiptar që vrau nënën në Itali, përfundon në psikiatri
SHBA e Irani pranë marrëveshjes, Teherani gatishmëri edhe për të diskutuar programin bërthamor

Megjithatë, sipas hetuesve, disa prej tyre u therën dhe mishi u hodh në treg.

Prokurorët belgë thanë se përmes kësaj skeme kuajt, të cilët më parë kishin pak ose aspak vlerë  vlerë tregtare, mund të shiteshin për 1,000 deri në 1,500 euro.

Gjatë operacionit në Belgjikë u sekuestruan më shumë se 100 mijë euro në para të gatshme, ndërsa tre persona u arrestuan. Hetuesit po përpiqen gjithashtu të zbulojnë fatin e kuajve të tjerë që dyshohet se janë të lidhur me rrjetin.

Organizata holandeze për mirëqenien e kafshëve, House of Animals, deklaroi se shumë prej kafshëve ishin kuaj garash të tërhequr nga aktiviteti në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë. Sipas organizatës, ato më pas u transportuan në kushte të këqija drejt vendeve të tjera europiane, përpara se të përfundonin në thertore.

House of Animals pretendon gjithashtu se mishi i përpunuar i kuajve dyshohet se është përdorur në produkte të tilla si qofte dhe kroketa, të cilat më pas janë shpërndarë përmes tregtarëve me shumicë.

Hetimet vijojnë në të katër vendet europiane për të zbardhur përmasat e plota të rrjetit dhe për të përcaktuar se sa kuaj mund të jenë përfshirë në këtë skemë.

 

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Revolucion në tregun e punës në Serbi? Studentët propozojnë javën katërditore pa ulje page

Supersfida e së dielës, Atletico Madrid dhe Barcelona përplasen për kreun e La Ligës

Arrestohet nga FBI babai i Meghan Markle, dyshohet për posedim të materialeve të abuzimit me fëmijë

PD nis mbledhjen e firmave për referendumin kundër kullave në Parkun Rinia

Rama: Politikë të re të strehimit, hapësira të reja për studentët. Inspektorët jo për gjoba, të marrin fund kontrollet e befasishme

Nga e njejta kategori
Bota

Si po i trajton Gjermania protestat e Brezit Z

Bota Përtej

Presidenti i Izraelit përfundon konsultimet, 67 deputetë mbështesin Gadi Eisenkotin. Mandati për qeverinë jepet të dielën

Bota Dosje

Zgjedhjet në SHBA/ Çfarë thotë urdhri i Trump i vitit 2018 për ndërhyrjet e huaja, procesi i verifikimit deri në shkurt 2027

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • rusia
  • moti
  • erion veliaj
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.