Dy shtetas nga Kosova, të ardhur nga Prishtina, janë shoqëruar nga Policia gjatë protestës së zhvilluar ditën e sotme në Tiranë.
Sipas të dhënave, të rinjtë kishin udhëtuar drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar tubimit, ndërsa njëri prej tyre ka deklaruar se është simpatizant i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe i politikave të Lëvizjes Vetëvendosje.
I pyetur për motivet e pjesëmarrjes, i riu ka shpjeguar se kundërshtonte politikat e kryeministrit Edi Rama, të cilat, sipas tij, binin ndesh me ato të qeverisë së Albin Kurtit në Kosovë. Ai ka deklaruar gjithashtu se dëshironte ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri dhe ardhjen në pushtet të një qeverie më të afërt me politikat e Vetëvendosjes.