Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance deklaroi të hënën se ai dhe Presidenti Donald Trump janë optimistë për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin, pasi Teherani bëri të ditur se ka nisur negociata indirekte me Uashingtonin.
“Presidenti dhe unë ndihemi mjaft mirë për perspektivën e arritjes së një marrëveshjeje të mundshme përmes negociatave”, u tha Vance gazetarëve.
“Sigurisht që kemi bërë disa përparime. Tani do të shohim nëse mund të bëjmë edhe më shumë”, shtoi ai.