Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: ‘Zgjedhorja’, Gjiknuri: Hapim listën nëse pranoni uljen e numrit të deputetëve. Strazimiri: S’pranojmë oferta nga “tërmeti’ i zgjedhjeve
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Politike

‘Zgjedhorja’, Gjiknuri: Hapim listën nëse pranoni uljen e numrit të deputetëve. Strazimiri: S’pranojmë oferta nga “tërmeti’ i zgjedhjeve

SHARE

Debate të forta u zhvilluan sot në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore mes bashkëkryetarit të PS-së, Damian Gjiknurit, dhe deputetit të PD-së, Gent Strazimiri.

Diskutimi për sistemin zgjedhor, hapjen e listave dhe uljen e numrit të mandateve bën që deputeti demokrat Strazimiri të rikthejë në tryezën e debatit përgjimet e publikuara për zgjedhjet 10 vite më parë, ndërsa Gjiknuri i cilësuar komentet si personale.

Gjiknuri: Nuk thashë se ulja e numrit të deputetëve ka të bëjë me hapjen e listës, kemi mundësi të bëjmë. Është një sistem i bërë bashkërisht, nuk keni përse t’i ktheheni. Sistemi zgjedhor i vendos nga ju, nga ana jonë ka një kundër-ofertë. Nëse jeni për sistem proporcional kombëtar me listën e hapur, ejani të diskutojmë formulën për uljen e numrit të mandateve.

Strazimiri: Damian, sa herë vij në mbledhjen e komisionit, kam një siklet dhe them vete nëse përmendet litari në shtëpinë e të varurit. Të flasësh për zgjedhjet e lira dhe të ndershme kur je kapur duke thënë: Tërmet, tërmet. Pika, pika, pika nënën. Je kapur në flagrancë duke u trukuar zgjedhjet sot e 10 vite. Je kapur në kontekst penal

Gjiknuri: Metaforat po diskuton ti tani? Po e merr personale.

Lexo gjithashtu

‘Edhe me Arlind Qorin bashkohem’, Berisha sërish thirrje për front të partive opozitare kundër Ramës
Projekti hekurudhor Durrës-Prishtinë, Rama: Shqipëria e Kosova mirëprisnin përfshirjen e Japonisë
Ambasada e SHBA prezanton traditën e ushtrisë amerikane: Punojmë për t’i bërë Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë më të forta e më të sigurta
Bylykbashi prezanton paketën e PD-së me 8 pika për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri: Një listë dëshirash

Strazimiri: Po personale po e marr, sepse ti po merr përsipër të kthesh përgjigjen. Ke qenë i akuzuar nga prokuroria, qartë se e mbyllët pastaj me influencat që keni ju.

Gjiknuri: Nuk kam qenë i pandehur.

Strazimiri: Nuk je marrë si i pandehur? Epo, kjo është situata në këtë vend. Vijmë këtu dhe duhet të flas me këtë individ që rri atje sikur po ha fara dielli. OSBE ka thënë se është hequr vija e demarkacionit në këtë vend. E gjithë administrata është kapur duke punuar për PS. Ka dhe kundër-ofertë ky tërmeti që i liron nënën zgjedhjeve.

TAGGED:Damian GjiknuriGent Strazimirireforma zgjedhore
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Përplasje në protestë, protestuesit mbulojnë me bojë të kuqe policët dhe furgonët

Tensione në protestë, përplasje mes policisë e protestuesve, disa të shoqëruar

Qëlloi gruan 3 herë me armë dhe e goditi 40 herë me kaçavidë, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm

Milani gati të bëjë çmendurinë për Endrick, 70 milionë euro në tavolinë për talentin brazilian

Bashkëshortja shtatzënë e priste në shtëpi, 20-vjeçari humb jetën tragjikisht në shinat e trenit

Nga e njejta kategori
Kryesore Politike

Berisha njofton protestë më 28 nëntor: Të nderojmë flamurin me tubimin më të fuqishëm që ka parë vendi

Aktualitet Politike

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri kërkon propozime konkrete nga PD-ja, Bylykbashi këmbëngul për konsensus

Aktualitet Politike

Hodhën vezë ndaj makinës së kryeministrit Rama, gjykata liron dy protestuesit

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • Policia
  • studente
  • edi rama
  • tirane
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • rusia
  • erion veliaj
  • horoskopi
  • spak
  • zgjedhje
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.