Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Bylykbashi prezanton paketën e PD-së me 8 pika për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri: Një listë dëshirash
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetKryesorePolitike

Bylykbashi prezanton paketën e PD-së me 8 pika për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri: Një listë dëshirash

SHARE

Bashkëkryetari demokrat i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka prezantuar paketën e Partisë Demokratike për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke kërkuar masa për të ndarë shtetin nga partia dhe për të parandaluar përdorimin e burimeve publike për qëllime elektorale. Nga ana tjetër, bashkëkryetari socialist, Damian Gjiknuri, i cilësoi propozimet si një “listë dëshirash” dhe vuri në pikëpyetje përputhshmërinë e tyre me Kushtetutën.

Gjatë mbledhjes së komisionit, Bylykbashi paraqiti tetë fusha ku, sipas opozitës, nevojiten ndërhyrje të posaçme ligjore. Në qendër të paketës është kufizimi i ndikimit të qeverisë dhe administratës publike në proceset zgjedhore, përmes rregullave që synojnë të garantojnë neutralitetin institucional dhe konkurrencën e barabartë mes partive.

Një prej kërkesave lidhet me mbrojtjen e administratës publike nga presioni politik dhe hierarkik, deri në realizimin e depolitizimit të rekomanduar nga ODIHR. PD kërkon gjithashtu ndalimin e përdorimit elektoral të vendimeve fiskale, përfitimeve sociale dhe akteve normative, veçanërisht gjatë periudhës së fushatës.

Në fushën e buxhetit, prokurimeve dhe investimeve, opozita propozon kufizimin e përdorimit të fondeve dhe pasurisë publike për të krijuar avantazhe elektorale, pa penguar funksionimin normal të shtetit dhe ekonomisë.

Tetë fushat ku PD kërkon ndryshime

Lexo gjithashtu

Milani gati të bëjë çmendurinë për Endrick, 70 milionë euro në tavolinë për talentin brazilian
Bashkëshortja shtatzënë e priste në shtëpi, 20-vjeçari humb jetën tragjikisht në shinat e trenit
Erjon Vishkulli kthehet në Shqipëri pas tre javësh në Itali: Nuk jam penduar që dola në protestë
‘Edhe me Arlind Qorin bashkohem’, Berisha sërish thirrje për front të partive opozitare kundër Ramës

Bylykbashi renditi si një tjetër prioritet ndalimin e patronazhimit, duke përmendur rrjetet që, sipas tij, përdorin administratën, punësimin dhe shërbimet publike për të ndikuar në sjelljen politike të qytetarëve. Ai solli si shembull atë që e quajti “Prania Besnike” dhe regjistrin përkatës, të cilat i cilësoi si praktika në kundërshtim me ligjin.

Një tjetër fushë lidhet me kontrollin dhe pushtetin shtrëngues. PD kërkon që inspektimet, kontrollet dhe masat administrative selektive të mos përdoren si instrumente presioni gjatë fushatave zgjedhore.

Paketa përfshin edhe mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve, si atyre që zotërohen nga institucionet shtetërore, ashtu edhe të dhënave që mund të kontrollohen nga subjekte private.

Opozita kërkon gjithashtu kufizimin e inaugurimeve, vizitave dhe inspektimeve zyrtare gjatë fushatës, si dhe të përdorimit të autoritetit shtetëror nga kryeministri, ministrat dhe drejtuesit e lartë për të krijuar avantazhe politike.

Fusha e tetë lidhet me propagandën institucionale dhe median. Bylykbashi propozoi ndarjen e informacionit publik nga komunikimi propagandistik në funksion të partisë në pushtet, si dhe krijimin brenda KQZ-së të një mekanizmi që ndërhyn kur institucionet shtetërore përfshihen në zgjedhje në kundërshtim me ligjin.

“Ne kemi identifikuar tetë fusha që kërkojnë ndërhyrje të posaçme”, deklaroi Bylykbashi, duke theksuar se propozimet synojnë të krijojnë ndalime të qarta dhe mekanizma që garantojnë zbatimin e tyre.

Propozimet e PD-së

Kemi identifikuar 8 fusha që kërkojnë ndërhyrje të posaçme:

1- Administrata publike. Mbrojtja nga presioni politik dhe hierarkik dhe garantimi i neutralitetit derisa të arrihet depolitizimi që kërkon ODIHR.

2- Pushteti normativ, fiskal dhe social. Ndalimi i përdorimit elektoral të vendimeve, lehtësive fiskale dhe përfitimeve sociale, duke miratuar ligje të posaçme, akte normative… siç është ajo që keni dëgjuar për indeksimet në prill, në kulmin e fushatës. ODIHR ka kërkuar që ndalimet të fillojnë që në dekretin e zgjedhjeve, jo 4 muaj para.

3- Buxheti, prokurimet dhe investimet. Ndalimi i përfitimeve elektorale nga fondet dhe pasuria publike, duke ruajtur njëkohësisht funksionimin normal të ekonomisë. Kjo paketë nuk synon të ndalojë funksionimin e shtetit dhe të ekonomisë.

4- Patronazhimi Ndalimi i rrjeteve që përdorin administratën, punësimin dhe shërbimet publike për të ndikuar në sjelljen politike të qytetarëve. Prania Besnike dhe regjistri i Pranisë Besnike, rast tipik në shkelje të ligjit aktual. Në fundjavë tek zyra politike, ta mbajnë shënim hallin dhe detajet e tua dhe ta zgjidhë partia hallin që ta ka krijuar vetë.

5- Kontrolli dhe pushteti shtrëngues Ndalimi i përdorimit të inspektimeve, kontrolleve dhe masave administrative selektive si instrumente për ushtrimin e presionit elektoral. Inspektoratet që përdoren si kamxhikë.

6- Të dhënat personale të qytetarëve Kjo fushë përfshin të dhënat që zotëron shteti ose që, në një mënyrë të caktuar, janë nën kontrollin e tij, por edhe ato që subjekte të tjera private arrijnë të kontrollojnë.

7- Funksioni publik dhe aktivitetet zyrtare Ndalimi i inaugurimeve, vizitave dhe inspektimeve, si dhe i përdorimit të autoritetit shtetëror nga kryeministri, ministrat dhe drejtuesit e lartë, pikërisht për të krijuar avantazhe dhe përshtypje të caktuara gjatë fushatës zgjedhore.

8- Propaganda institucionale dhe media Ndarja e informacionit publik nga propaganda në funksion të partisë në pushtet. Ne propozojmë që brenda KQZ-së të ekzistojë një funksion që shtyn shtetin jashtë zgjedhjeve sa herë ai kërkon ta invadojë në kundërshtim me ligjin”

Gjiknuri kundërshton propozimet: Shteti nuk mund të ngrijë

Nga ana tjetër, Damian Gjiknuri kërkoi që propozimet e PD-së të paraqiten në formën e një drafti të plotë ligjor, në mënyrë që ekspertët të vlerësojnë nëse janë në përputhje me Kushtetutën dhe nëse cenojnë funksionimin normal të institucioneve.

Ai kundërshtoi atë që e cilësoi si konceptin e opozitës për ta trajtuar të gjithë administratën shtetërore si administratë politike. Sipas tij, nuk mund të kufizohen të drejtat politike të qytetarëve vetëm për faktin se janë nëpunës të shtetit.

“Kjo është një listë dëshirash nga PD-ja, nuk ka një normë. ODIHR thotë se është qeveria që duhet të bëjë përpjekje të mos përdorë burimet administrative, apo partitë politike. Ju keni konceptin absolut që shteti duhet të ngrijë dhe administrata shtetërore të shihet e gjitha si administratë politike. Unë nuk gjej asnjë vend tjetër që të ndalojë të drejtat politike të qytetarëve të tij, sepse punojnë për shtetin”, u shpreh Gjiknuri.

Ai theksoi se ekspertët duhet të shqyrtojnë draftin për të përcaktuar nëse kufizimet e propozuara krijojnë probleme për veprimtarinë e zakonshme të ekzekutivit, veçanërisht gjatë periudhave buxhetore.

Gjiknuri përsëriti gjithashtu ofertën e Partisë Socialiste për ndryshimet në sistemin zgjedhor. Sipas tij, nëse opozita kërkon një sistem proporcional me lista plotësisht të hapura, mazhoranca është e gatshme të diskutojë edhe uljen e numrit të deputetëve, në kuadër të një reforme kushtetuese.

Reforma pritet të shqyrtohet edhe nga Komisioni i Venecias

Komisioni i Posaçëm Parlamentar është mbledhur për të rifilluar punën mbi draftet ligjore të propozuara dhe për të shqyrtuar rekomandimet e ODIHR-it që ende nuk janë adresuar.

Në rendin e diskutimeve është përfshirë edhe përcjellja drejt Komisionit të Venecias për opinion e draft-projektligjit për financimin e partive politike. Një tjetër detyrë e parashikuar është orientimi i ekspertëve për të përgatitur ndryshimet ligjore më urgjente që lidhen me zgjedhjet e ardhshme vendore.

Përplasja mes Bylykbashit dhe Gjiknurit tregon se palët mbeten larg një marrëveshjeje për kufijtë e ndërhyrjes së shtetit gjatë fushatave dhe mënyrën e garantimit të barazisë zgjedhore. Ndërsa PD kërkon ndalime dhe mekanizma më të fortë kontrolli, mazhoranca kërkon që çdo propozim të jetë i përcaktuar qartë në ligj dhe të mos pengojë funksionimin e institucioneve.

TAGGED:GjiknuriOerd Bylykbashipdreforma zgjedhore
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Rrjeti sekret i komunikimeve të NSA doli jashtë funksionit, shkak një përditësim i softuerit

Projekti hekurudhor Durrës-Prishtinë, Rama: Shqipëria e Kosova mirëprisnin përfshirjen e Japonisë

Euro zbret në minimumin historik, këmbehet me vetëm 90.48 lekë

Pas më shumë se dy vjetësh, Kosova i rikthehet lobimit në SHBA. 50 mijë dollarë në muaj kompanisë Ballard Partner

Rrjeti i komunikimit të sigurisë kombëtare të SHBA-së del jashtë funksionit. S’ka prova për sulm kibernetik

Nga e njejta kategori
Aktualitet

Kontrolle në burgun e Fierit, gjenden doza hashashi

Rajoni

Itali/ Gruaja futet me makinë në kantierin e ndërtimit dhe përplas për vdekje punëtorin shqiptar

Rajoni

Gjykata e Lartë në Beograd lëshon urdhër-arrest për Milan Radoiçiç

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • Policia
  • studente
  • edi rama
  • tirane
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • rusia
  • erion veliaj
  • horoskopi
  • spak
  • zgjedhje
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.