Aleksandar Vuçiç ka pranuar humbjen e forcës së tij politike në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke deklaruar se të dhënat paraprake tregojnë një rezultat negativ për listën që ai mbështet.
Gjatë një deklarate për mediat, Vuçiç theksoi se numërimi nuk ka përfunduar dhe se rezultatet zyrtare ende nuk janë publikuar plotësisht. Megjithatë, sipas tij, të dhënat e mbledhura nga një mostër e shtresëzuar tregojnë se koalicioni i tij nuk ka arritur të fitojë garën.
“Ne ende nuk i kemi rezultatet. Shumë njerëz do të befasohen dhe do ta kuptoni se sa shumë kanë gënjyer disa. Por është e qartë se i kemi humbur këto zgjedhje”, deklaroi Vuçiç.
Tashmë, vëmendja është përqendruar te rezultatet zyrtare të Komisionit Republikan Zgjedhor, të cilat do të përcaktojnë shpërndarjen e 250 mandateve në parlamentin serb dhe rezultatin përfundimtar të garës mes forcës politike të Vuçiçit dhe listës studentore opozitare.