Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Votimi pas mesnate/ Ja si ndryshon harta territoriale, bashkitë që shkrihen dhe ato që bëhen të ‘mëdha’
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetEkonomiKryesore

Votimi pas mesnate/ Ja si ndryshon harta territoriale, bashkitë që shkrihen dhe ato që bëhen të ‘mëdha’

SHARE

Votimi i ligjit të ri për Hartën e re Territoriale me 85 vota do të sjellë ndryshime të rëndësishme në bashkitë e vendit, ku numri i tyre nga 61 do të zbresë në 46.

Kështu 28 Bashki konsolidohen në 13 bashki të reja duke bërë që struktura e re të përbëhet në total nga 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative.

Modeli i propozuar ruan Bashkinë si të vetmen njësi të vetëqeverisjes vendore, me një kryetar, një këshill, një administratë dhe një buxhet të vetëm. 13 Bashki me një popullsi të përgjithshme prej rreth 225 mijë banorësh, bashkohen me bashkitë fqinje.

Në Qarkun Tiranë, kryeqyteti mbetet i pandryshuar, por dy bashkitë e tjera Kavaja dhe Rrogozhina bashkohen në një të vetme. Ligji krijon gjithashtu një njësi të re administrative, Rinasin, e cila përfshihet në Bashkinë e Tiranës, si pjesë e kryeqytetit. Ajo formohet nga fshatrat Rinas (Bashkia Krujë) dhe Bërxullë e Domje (Bashkia Vorë), duke bashkuar në një njësi të vetme territorin e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe zonën ekonomike rreth tij.

Qarku Lezhë gjithashtu mbetet i pa ndryshuar ndërsa në Shkodër, Fushë-Arrëzi bashkohet me Pukën. Ndryshime ka edhe në qarkun e Beratit. Nga 5 Bashki bëhet me tre, ku Berati bashkohet me Poliçanin dhe Dimalin, ndërsa Kuçova dhe Skrapari mbeten bashki më vete.

Lexo gjithashtu

Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor
U tha se humbi jetën nga sulmi ariut, ndryshon pista për vdekjen e 62-vjeçarit, u gjet i vrarë me armë zjarri (DETAJE)
Fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit, Obama: Populli amerikan do politikën që bashkon njerëzit, jo që i ndan
Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, çfarë mund të bëjnë me shumicën në të dyja dhomat?

Elbasani gjithashtu reduktohet në numër të Bashkive. Krahas bashkimit të Përrenjasit me Librazhdit që ngjalli revoltën e banorëve vendas, vetë Elbasani pritet të bëhet një bashki e madhe duke përthithur Belshin dhe Cërrikun, ndërsa Peqini dhe Gramshi mbeten njësi më vete.

Qarku Fier gjithashtu pëson ndryshime, ku rritet edhe më shumë duke u shkrirë më Patosin, ndërsa Lushnja merr dalje në det duke marrë Divjakën.

Në qarkun Dibër, Klosi bashkohet me Matin. Qarku Gjirokastër ka ndryshime më të mëdha ku Tepelena bashkohet me Memaliajn, Përmeti me Këlcyrën ndërsa vetë Gjirokastra merr me vete Bashkinë e Libohovës.

Vlora merr edhe një pjesë të Labërisë duke u bashkuar me Selenicën. Pavarësisht kundërshtive, Maliqi do ti bashkohet me Korçën. Qarku Kukës, si njësia më e vogël në vend, mbetet i pa ndryshuar me tre bashki, Kukës, Has dhe Tropojë.

Sakaq bashki si Pusteci, Finiqi, Dropulli, Tropoja, Hasi, Skrapari apo Konispoli ruhen dhe trajtohen si raste të veçanta, pavarësisht treguesve të tyre financiarë dhe demografikë. Në këtë vlerësim janë marrë  në konsideratë largësitë e skajshme, praninë e minoriteteve, vijueshmërinë gjeografike, aksesin rrugor dhe veçoritë identitare të territoreve.

TAGGED:bashkiteharta e rereforma territoriale
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Komisioni zgjedhor në Izrael hedh poshtë pretendimet e Netanyahut: Nuk u gjetën prova për manipulim të zgjedhjeve

Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë aeroportit “Nënë Tereza”, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka emergjencë reale

Dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, gjendet i vrarë 53-vjeçari në Bulqizë

Lezhë/ Shpërthim me lëndë plasëse në një automjet, nuk raportohet për të lënduar

Hakeem Jeffries drejt drejtimit të Dhomës së Përfaqësuesve, mund të bëhet kryetari i parë me ngjyrë

Nga e njejta kategori
Aktualitet

Aksident fatal në Durrës, humb jetën pasagjeri 48-vjeçar, drejtuesi largohet nga vendngjarja

Bota Kryesore

Trump uron demokratët për fitoren, por paralajmëron veto ndaj ligjeve të tyre

Aktualitet Kryesore

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët, protestuesit vijojnë refuzimin

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.