Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, këtë të martë ka zhvilluar një mbledhjen online, ku deputetët e Partisë Socialiste nuk ishin të pranishëm në sallë.
Kjo përbën një mbledhje të çuditshme sepse Kryesia e Kuvendit funksionon dhe ndërkohë një sërë komisionesh kanë zhvilluar punimet normalisht ditën e sotme.
Deputetët Iris Luarasi, Ardit Bido, Piro Dhimo, Ramion Kurti, Kiduina Zaka, Etleva Budini, Alma Selami, etj., zhvilluan diskutimet e tyre online “si në kohë lufte’, ndërsa opozita e bojkotoi Komisionin.