Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Ukraina sulmon rajonin e Moskës me dronë, u përdor për herë të parë raketa balistike ‘Pelican’
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Uncategorized

Ukraina sulmon rajonin e Moskës me dronë, u përdor për herë të parë raketa balistike ‘Pelican’

SHARE

Ukraina ka zhvilluar një prej sulmeve më të rënda me dronë ndaj rajonit të Moskës, ku kanë humbur jetën dy vetë. Sipas autoriteteve ruse në kryeqytetin rus është goditur gjithashtu një rafineri nafte.

Sipas kryetarit të bashkisë së Moskës, Sergej Sobjanin, që nga e shtuna mbrojtja ajrore ka rrëzuar më shumë se 1.600 dronë, prej të cilëve rreth 450 ishin drejtuar drejt Moskës.

Në Moskë nuk ka pasur viktima, por në zonat përreth Moskës janë raportuar dëme në ndërtesa banimi. Sipas guvernatorit Andrej Vorobjov në distriktin Ramenskoje u evakuuan nga një pallat 21-katësh rreth 400 vetë, mes tyre 70 fëmijë.

Lexo gjithashtu

Greqi/ Dy avionë të Aegean Airlines alarmohen për bomba, pasagjerët evakuohen pas uljes
Jasir Asani protagonist absolut në Champions-in aziatik, gol dhe vlerësimi si më i miri i ndeshjes
Mbyllet një epokë/ Listat e Kombëtareve të Brazilit dhe Argjentinës, pa Neymar dhe Messin
Ambasadorja e BE takim me kreun e grupit të PD: Diskutuam për integrimin, reformat e Kuvendin
Sakaq Ukraina përdori për herë të parë raketën balistike të re “Pelican” (FP-7), gjatë një sulmi të gjerë gjatë natës në rajonin e Moskës. Lajmi u konfirmua nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi të dielën se forcat ukrainase goditën një “objekt të madh të industrisë ruse të naftës”, si dhe një strukturë logjistike në rajonin e Moskës.

Sipas Zelenskyt, gjatë operacionit Ukraina përdori gjithsej 10 lloje të ndryshme armësh, shumica e të cilave janë zhvilluar dhe prodhuar në vend. Mes tyre ishte edhe raketa balistike “Pelican” (FP-7), e cila u përdor për herë të parë në një operacion të tillë.

Operacioni, i zhvilluar nga forcat ukrainase të mbrojtjes dhe inteligjencës, kishte në shënjestër objekte të rëndësishme të industrisë së naftës dhe të zinxhirit logjistik rus.

Mes objektivave ishte edhe rafineria e naftës e Gazprom Neft në Moskë, në zonën e Kapotnyas.Sipas autoriteteve ukrainase, kjo rafineri furnizon me rreth 40% të karburantit Moskën dhe zonat përreth saj.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Tensione e përplasje në protestat në Paris, dhjetëra mijëra në sheshet e vendit

Progres-Raporti i KE: Shqiptarët paguajnë nga xhepi 48% të shpenzimeve shëndetësore, 3 herë më shumë se mesatarja e BE

Skenarët për Iranin, Izraelin e Ukrainën/ Çfarë do të ndodhë me vatrat e luftës në botë pas zgjedhjeve të mes mandatit në SHBA?

“Ekspertiza e pavlefshme’/ Seanca në GJKKO, Kryemadhi kërkon thirrjen si dëshmitarë të Ramës e Agaçit

Pasojat e luftës me Iranin, Trump: Nuk do e shkarkoj kreun e Pentagonit Hegseth

Nga e njejta kategori
Uncategorized

Protestuesit qëllojnë me llastiqe drejt Kryeministrisë, te sofra e gurtë e dialogut vendosët pankarta ‘Fundi jua po vjen’

Uncategorized

The Atlantic: Pentagoni shkarkon gjeneralin që drejtonte planifikimin strategjik, Trump paralajmëron një ‘Tërbim epik 2”

Uncategorized

Olsi Shahini largohet nga drejtimi i konviktit Nr. 1, emërohet Glindxhet Madhi

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.